LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

Një kontigjent i lojtarëve të Spanjës nuk e kanë harruar sjelljen e njërit prej yjeve të Anglisë në një ndeshje të mëparshme ndaj tyre.

‘Tre Luanët’ do të luajnë finalen e dytë rresht të Kampionatit Evropian të dielën, aty ku do të përballen me Spanjën e Luis De La Fuentes.

Para kësaj finale, nuk do të ketë aspak dashuri mes një kontigjenti të lojtarëve të Spanjës dhe Cole Palmer të Anglisë.


Kohë më parë, kur mbahej finalja e Kampionatit Evropian të grupmoshave U21 në vitin 2023, Palmer kishte shënuar golin e parë të Anglisë nga goditja e dënimit dhe kishte festuar përballë bankës së Spanjës, duke bërë që të shpërthejë një përleshje masive mes dy ekipeve.

Mesfushori i Villarrealit, Alex Baena, ishte në mesin e lojtarëve të Spanjës për atë finale, dhe veçanërisht ai ishte indinjuar nga sjellja e Palmer.

Baena vrapoi në drejtim të Palmer në fushë, i shoqëruar nga e tërë banka rezervë e Spanjës që përfshinte figura të mëdha si trajneri i portierëve Miguel Angel Espana.

Gazeta spanjolle AS ka raportuar se lojtarët e Spanjës do të synojnë hakmarrjen ndaj Palmerit për sjelljen e tij arrogante në finalen e U21, diçka që i bëri lojtarët e Spanjës të çmenden.

Para ndeshjes finale, Palmer tha se Anglia mund ta ‘përfundojë punën’ dhe të ndryshojnë jetën e tyre përgjithmonë.

“Të gjithë janë të emocionuar. Në dhomën e zhveshjes, të gjithë po e shijojmë. Është një ndeshje e madhe që mund të ndryshojë jetët tona, jetën e familjeve tona dhe të bëjmë të gjithë krenar”, ka thënë Palmer./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

Premier League
Ylli i Barcelonës pretendon se ekipi nuk ka më nevojë për blerje të reja

Ylli i Barcelonës pretendon se ekipi nuk ka më nevojë për blerje të reja

La Liga
Derbi i rivalëve të vjetër, Man Utd v Liverpool – formacionet e mundshme

Derbi i rivalëve të vjetër, Man Utd v Liverpool – formacionet e mundshme

Premier League
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Kalo në kategori