LAJMI I FUNDIT:

Elvis Rexhbecaj i bashkohet Kosovës

Elvis Rexhbecaj i bashkohet Kosovës

Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës në prani të përfaqësuesit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Gjermani, Fekmi Kongjeli, vëllait të tij Blendard Rexhbeçaj, i cili njëherësh është menaxheri i tij, si dhe biznesmenit Afrim Osmanaj.

Letra konfirmuese u nënshkrua me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili u shpreh shumë i kënaqur me këtë prurje të re tek Dardanët.

Ademi theksoi rëndësinë e këtij transferimi për Kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar lart profilin dhe aftësitë e Rexhbeçaj, të cilat do të jenë një shtesë e çmuar për ekipin e drejtuar nga Franco Foda.


Edhe vetë futbollisti, Elvis Rexhbeçaj, shprehu entuziazmin e tij për këtë vendim të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai falënderoi familjen për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Agim Ademin dhe Fekmi Kongjelin, për përpjekjet dhe kontaktet e vazhdueshme ndër vite.

“Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua”.

“Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona. Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj.

Kjo prurje e re është një hap i madh për Kombëtaren e Kosovës, duke shtuar një tjetër lojtar me përvojë dhe aftësi të larta.

Tifozët ‘Dardanë’t dhe gjithë komuniteti i futbollit presin me padurim paraqitjet e Rexhbeçaj në ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori