LAJMI I FUNDIT:

Rodri zbulon lojtarin e Anglisë të cilin Spanja duhet ‘ta mbajë nën kontroll’ gjatë finales

Rodri zbulon lojtarin e Anglisë të cilin Spanja duhet ‘ta mbajë nën kontroll’ gjatë finales

Rodri ka zbuluar lojtarin e Anglisë të cilin Spanja duhet ‘ta mbajë nën kontroll’ gjatë finales së Euro 2024 e cila do të luhet të dielën në qytetin e Berlinit.

Që të dyja Spanja dhe Anglia u desh të riktheheshin nga disavantazhi për të siguruar kalimin në finale, teksa ekipi i Luis De La Fuentes mposhti Francën me rezultat 2-1, ndërsa ai i Gareth Southgate me të njëjtin rezultat mposhti Holandën.

Spanja do të synojë trofeun e parë të Kampionatit Evropian që nga viti 2012 dhe Anglia do të synojë të fitojë për herë të parë në histori këtë trofe.


Para kësaj finale të madhe, Rodri ka dhënë mendimin e tij për Anglinë dhe ka zbuluar se ata duhet ta mbajnë nën kontroll kolegun e tij në nivel klubi, Phil Foden.

Spanja mund të shkelë ligjin gjerman duke luajtur me Lamine Yamal kundër Anglisë në finalen e Euro 2024
Lexo po ashtu Spanja mund të shkelë ligjin gjerman duke luajtur me Lamine Yamal kundër Anglisë në finalen e Euro 2024

Kur u pyet se cilin lojtar të Anglisë do ta largonte nga loja, ai tha se ka shumë, por zgjodhi emrin e Phil Foden.

“Ka shumë nga ata. E dua Phil Foden, sepse e njoh atë. Ai është një lojtar që duhet të mbahet nën kontroll sepse ka aftësi të jashtëzakonshme të lëviz në hapësira të vogla, por ka shumë lojtarë që mund të bëjnë shumë dëme”.

“Nuk më pëlqen të fokusohem tek një lojtar. Do të doja të përmendja të gjithë ekipin e Anglisë, dhe ne kemi gjithashtu armët tona”, ka thënë Rodri.

Rodri i cili u transferua në Ligën Premier në vitin 2019 nuk do të luajë vetëm ndaj Foden por gjithashtu edhe ndaj John Stones dhe Kyle Walker.

“I njoh ata mirë, e njoh kulturën e futbollit anglez për mrekulli. Ata kanë një ekip shumë të talentuar, lojtarë të cilët mund të kontrollojnë të gjitha aspektet e ndeshjes”.

“Ata mbrohen mirë, ata mund t’iu sulmojnë juve, janë të mirë nga ndërprerjet. Ne duhet të punojmë mbi mënyrën se si t’i lëndojmë ata. Ne kemi armët tona, dhe kemi besim se mund t’i mposhtim ata”, përfundoi ai./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori