LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen afera në Francë: Ish reprezentuesi francez i pagoi fshehtas 1.6 milion euro femrës që përdhunoi?

Shpërthen afera në Francë: Ish reprezentuesi francez i pagoi fshehtas 1.6 milion euro femrës që përdhunoi?

Wissam Ben Yedder, sulmuesi 33-vjeçar francez me origjinë tuniziane, njoftoi dy muaj më parë se kontrata e tij me Monacon po i skadon dhe klubi nuk e ka në plan ta rinovojë atë edhe pse ai shënoi 118 gola në 201 paraqitje për klubin nga Principata në pesë sezone.

Ishte një vendim i pazakontë dhe L’Equipe sjell një pjesë të historisë dhe aferës së madhe që mund të qëndrojë pas lëvizjes.

Në faqen e parë të L’Equipe shkruhet me shkronja të mëdha: “Koluzioni, manipulimi, transferimi i fshehtë i parave: Wissam Ben Yedder në qendër të një afere të pabesueshme”.


Gjegjësisht, gazeta e famshme franceze zbuloi se futbollisti i herëpashershëm që ftohet te Franca i paguante para përmes kanaleve të fshehta femrës që e akuzonte për përdhunim dhe e gjithë historia përfshinte klubin e ndoshta edhe disa zyrtarë të qeverisë.

Në gusht 2023, Ben Yedder dhe vëllai i tij u akuzuan për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe sulm seksual. Dy femra, 19 dhe 20 vjeç, kanë ngritur një padi për një krim të dyshuar që ndodhi pak më parë në një hotel në Cote d’Azur.

Atij i është caktuar një garanci prej 900 mijë eurosh, të cilën e ka paguar, por ndërkohë nuk ka pasur shumë lajme për rastin. L’Equipe shkruan se e ka ndjekur aferën që në fillim dhe tani ekskluzivisht raporton se Ben Yedder i ka paguar 1.6 milion euro vajzës që e ka paditur për të hequr dorë nga gjyqi.

Kjo marrëveshje është bërë tërësisht në fshehtësi dhe e projektuar nga avokatët. Një prej tyre është edhe avokati zyrtar i Princit Albert, për këtë arsye në opinionin francez po spekulohet se edhe kreu i shtetit kishte dijeni për këtë çështje.

Gjegjësisht, L’Equipe zbulon se Ben Yedder ka transferuar para përmes transaksioneve fiktive përmes Jerome de Botnin, ish-kreut të një banke në Monako.

Paratë i ka paguar në llogarinë e vajzës jashtë vendit dhe në përshkrimin e punës ka deklaruar se ajo shet ashtuquajturat të drejta e “imazhit”, një artikull që i referohet shitjes së potencialit të marketingut të një lojtari.

L’Equipe ka njoftuar se do të zbulojë më shumë detaje të këtij rasti në edicionin e printuar, por thekson se pasojat për Ben Yedder mund të jenë një dënim i gjatë me burg për shkelje të shumta të ligjit penal.

Ata kanë arritur të kontaktojnë edhe lojtarin i cili betohet se është manipuluar nga njerëzit përreth. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori