LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 7° cloudy

Rajoni i Gjakovës me 43 mijë banorë më pak në 2024 se sa në vitin 2011

Rajoni i Gjakovës me 43 mijë banorë më pak në 2024 se sa në vitin 2011

Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë ditës së sotme ka publikuar numrin zyrtar të banorëve rezidentë në Kosovë, i cili arrin shifrën prej 1,586,659 banorë.

Në bazë të të dhënave fillestarë të publikuara nga ASK, numri i banorëve të Rajonit të Gjakovës është 168,424 banorë, numër ky që ka shënuar rënie prej 47,037 banorëve rezidentë, që nga regjistrimi i fundit i vitit 2011, kur numri i banorëve të Rajonit të Gjakovës ishte 211,461 banorë, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga ASK, në regjistrimin e fundit, Gjakova ka 78,824 banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 2011, shifra e banorëve rezidentë në Gjakove ishte 94,556, duke shënuar një rënie prej rreth 16 mijë banorëve.


Ndërsa rënie të numrit të banorëve ka shënuar edhe Komuna e Rahovecit, e cila në vitin 2011 kishte një numër të banorëve prej 56,208 banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit, numri i banorëve të kësaj komune është 41,777 banorë.

Komuna e Malishevës e cila sa i përket numrit të banorëve në regjistrimin e vitit 2011 kishte 54,613 banorë, numër ky i cili sipas të dhënave të fundit ka shënuar rënie në 43,871 banorë.

Kurse rënie e numrit të banorëve vërehet edhe në Komunën e Junikut, e cila në regjistrimin e fundit ka të regjistruar një numër relativisht të ulët të banorëve me një shifër prej vetëm 3952 banorëve, komunë kjo e cila në vitin 2011 kishte të regjistruar 6084 banorë rezidentë, duke shënuar kështu një rënie të numrit të banorëve prej 2132 banorëve.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga ASK nga regjistrimi i vitit 2024 janë këto :

– Gjakova : 78,824 banorë

– Malisheva : 43,871 banorë

– Rahoveci : 41,777 banorë

– Juniku : 3952 banorë

Ndërsa të dhënat e publikuara nga ASK në vitin 2011, sa i përket numrit të banorëve rezident janë këto:

– Gjakova : 94,556 banorë

– Malisheva : 54,613 banorë

– Rahoveci : 56,208 banorë

– Juniku : 6084 banorë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

Magazina
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij

Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij

Ligue 1
Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori