LAJMI I FUNDIT:

Seanca për rigjykimin e vrasjes së Marigona Osmanit – alivanoset Dardan Krivaqa

Seanca për rigjykimin e vrasjes së Marigona Osmanit – alivanoset Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa në seancën e sotme të rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit është alivanosur.

Atij menjëherë sipas Klanit i ishte dhënë ndihma mjekësore dhe seanca ka vazhduar.

Ndër tjera, në seancë ndodhi një debat mes babait të Marigona Osmanit dhe avokatit të Krivaqës.


Krivaqa sot kishte deklaruar se ai dhe e ndjera ishin përdorues të substancave narkotike.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë goditur të ndjerën me një shkop në pjesë të ndryshme të trupit me ç’rast i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Gjykata e Apelit me rastin e kthimit të rastit në rigjykim kishte vlerësuar se dispozitivi i parë dhe i dytë i aktgjykimit është i paqartë, i pakuptueshëm dhe jo në harmoni me ligjin.

Dispozitivi i parë i aktgjykimit ka të bëjë me veprën penale të dhunimit, veprime për të cilat Krivaqa u lirua nga akuza.

Ndërkaq dispozitivi i dytë lidhet me akuzat ndaj Arbër Sejdiut për ndihmë në kryerjen e dhunimit, vepër për të cilën i njëjti ishte liruar nga shkalla e parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori