Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste për një orë u mor në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në dalje, Ndreu tha se është thirrur në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me ndërtimin e një trotuari që është bërë në Lezhë, gjatë kohës të mandatit të parë si kryetar Bashkie. I pyetur nëse ka mundësi që SPAK të ngrejë akuza zyrtare ndaj tij, Ndreu tha se ishte iu gatshëm që të përballej, dhe do të paraqitet përpara hetuesve sa herë që të kërkohet prej tyre.
‘Jam thirrur si person nën hetim, për shpërdorim detyre, lidhur me një denoncim që është bërë për një trotuar që është ndërtuar në një lagje të Lezhës. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që mund të ngrihen akuza ndaj meje, jam vetëm sot, për të tjerët nuk e di pyesni Prokurorinë’, tha Ndreu.
Pjerin Ndreu e quajti kallëzim politik atë që është bërë ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme
“Ka zero dëm ekonomik, zero shkelje ligji dhe procedurash, por është një ndërtim që nuk i shkon përshtat Partisë Demokratike. Prokurorët bënë shumë mirë që më thirrën, jam i gatshëm që të vij dhe të sqaroj pozicionin tim sa herë që është e nevojshme”,
Kallëzimi ndaj Pjerin Ndreut është bërë nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin përgjatë lagjes Xhenjo. Ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së dhe bashkia nuk kishte të drejt që të kryente punime, thotë PD e Lezhës në denoncim, që mes të tjerash, e akuzon Ndreun për tender, në kohë fushate.
Nën hetim janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Lezhës, që janë marrë me tenderin për ndërtimin e rrugës.
Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e policisë së shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze