LAJMI I FUNDIT:

Turistët thuhet se porositën peshk në një restorant në Kroaci – kur erdhi fatura, atyre “pothuajse u mbeti ushqimi në fyt”

Turistët thuhet se porositën peshk në një restorant në Kroaci – kur erdhi fatura, atyre “pothuajse u mbeti ushqimi në fyt”

Ditët e fundit thuhet se media të shumta austriake, gjermane dhe sllovene kanë shkruar se Kroacia është bërë shumë e shtrenjtë për pushime.

Madje, sipas tyre, një pushim në Adriatik kushton një mijë euro në javë për person, sipas një të përditshmeje austriake.

Sllovenët raportojnë se çmimet në restorante dhe dyqane janë rritur dhe statisticienët gjermanë thonë se Spanja, Portugalia dhe Greqia janë më të lira se Kroacia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe më konkretisht, është një portal austriak që thuhet se ka shkruar se çmimet kanë “shpërthyer” në Kroaci.

Aty bëhet e ditur se dy vjenezë hëngrën peshk të kategorisë së parë, patate të skuqura, pinë tri pije alkoolike dhe një shishe ujë mineral.

Ata deklarojnë se për fat e kishin gëlltitur edhe copën e fundit të ushqimit kur u erdhi fatura sepse në të kundërt “do t’i kishte mbetur në fyt”.

Kjo për faktin se, siç pretendohet, ata kanë paguar 148 euro e 75 cent. /Telegrafi/