LAJMI I FUNDIT:

U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova

U ngjit në telat elektrikë të trenit në Gjermani, lëndohet rëndë 14-vjeçari nga Kosova

Të enjten në mbrëmje (4 korrik), i riu kosovar ishte ngjitur në një autocisternë që po qëndronte në stacionin e trenit në Wolfratshausen (Bavari) së bashku me dy shokë, 14-vjeçari kishte ngritur pjesën e sipërme të trupit dhe ishte kapur në telin e sipërm, duke bërë kështu që të pësojë një goditje të fuqishme elektrike dhe të bjerë në tokë.

Ndërsa njëri nga shoqëruesit e tij u përpoq ta ndihmonte, shoku tjetër u largua i tronditur, shkruan bild.de. Edhe 16-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Një dëshmitar e ka vëzhguar incidentin dhe ka lajmëruar shërbimet e urgjencës. Një patrullë nga PI Wolfratshausen ishte afër dhe shpejt arriti në vendngjarje.


Reparti i zjarrfikësve vullnetarë të Wolfratshausen-it e e ka ndërprerë linjën elektrike, në mënyrë që të mos përbënte më rrezik.

Pasi i është dhënë ndihma fillestare të plagosurit rëndë, ai është dërguar me helikopter shpëtimi në një klinikë speciale në Mynih.

Mjekët e urgjencës zbuluan se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur.

Pas një operacioni emergjent, gjendja e të riut kosovar është stabilizuar, transmeton albinfo.ch.

Paralajmërim urgjent nga Policia Federale

Policia Federale paralajmëron urgjentisht për rreziqet në zonën e binarëve të trenit.

“Nga teli me energji prej 15,000 voltësh mund të krijohet një hapësirë elektrizuese e rrezikshme për jetën, edhe pa kontakt të drejtpërdrejtë”, paralajmëron zëdhënësja e Policisë, Federale Sina Dietsch.

Objektet hekurudhore nuk janë të përshtatshme për qëndrimin tuaj – pavarësisht nga arsyeja. Ka rrezik për jetën si në binarë, ashtu edhe në vagona! Në funksion të pushimeve të ardhshme verore, veçanërisht prindërve u kërkohet të informojnë fëmijët e tyre për rreziqet.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve

Lajme
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Lajme
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Lajme
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kalo në kategori