LAJMI I FUNDIT:

Shitjet nuk gënjejnë, njerëzve ende u pëlqejnë veturat më të vogla në madhësi

Shitjet nuk gënjejnë, njerëzve ende u pëlqejnë veturat më të vogla në madhësi

E mbani mend kur Ford njoftoi se po përfundonte prodhimin e veturave në favor të SUV-ve?

Edhe General Motors bëri të njëjtën gjë me markat e saj, dhe Fiat Chrysler Automobiles ka qenë prej kohësh pa një zgjedhje të lirë dhe të vogël për blerësit.

Siç raportohet, prodhimi i veturave të vogla nuk ka përfunduar pasi njerëzit ende i pëlqejnë ato.


Le të fillojmë me Nissan. Sentra është një nga modelet më të shitura me 89,028 njësi të shitura në gjysmën e parë të vitit, përcjell Telegrafi.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, kjo do ta vendosë atë lehtësisht në mesin e 20 automjeteve më të shitura në SHBA.

Një veturë tashmë ndër 20 më të mirat është Honda Civic, dhe popullariteti i saj po rritet.

Shitjet janë rritur me 38 për qind deri në qershor, duke arritur në shitjen e 129,788 automjeteve.

Nëse ky ritëm vazhdon, Civic mund të jetë ndër 10 më të shiturat për vitin 2024.

Por, dyshohet se modeli Corolla i Toyotas do ta arrijë atë qëllim. Kjo pasi shitjet e këtij modeli janë rritur për 25 për qind deri më tani, me 121,991 njësi të shitura. /Telegrafi/