Shtatë poezi nga: Antonin Artaud (Marrë nga libri Artaud Anthology, City Lights Books, San Francisco, 1965)
Përktheu nga anglishtja: Fadil Bajraj
(Fragmente)
I
Bëje të keqen
bëje të keqen
dhe
bëji shumë mëkate
por mua mos më bë keq
mos më prek
mos më detyro t’i bëj gjëra të këqija
vetes
do t’i hakmerrem vetes mizorisht
ju po e njollosni dhe lëndoni
Zotin
atij gjë s’i ka mbetur të bëjë pos të humbë
ai tashmë e ka bërë çdo poshtërsi
mos ma bë të keqen
mbaj larg meje të këqijat
mbaj larg nga aty ku jam unë me veten time
lermëni të jetoj
në këtë botë
çiltërisht
lermëni të kem rreth
meje
çiltërsinë
heronjtë e çiltër
II
jam unë
Njeriu
që do të jem gjykatës
ditën e kiametit
jam unë
që të gjitha elementet
e trupave dhe gjërave
do të vijnë të më referohen
është gjendja e trupit
tim që do ta bëj
Gjyqin e Mbramë
III
Vendi ku vuani
vendi që e dini se vuani
ku e ndieni
dhe ku sistematikisht
dhe vullnetarisht
i mirëmbani gjërat që i bëni
dhe që i hani
në gjirin e trishtimit të përjetshëm
pa i lënë të dalin në shesh
në një organ përgjithmonë të kotë
ku një qenie i pret ato
IV
qeniet nuk dalin ditën
ata s’kanë fuqi tjetër përveç që të shfaqen befas
në natën e nëntokës ku edhe janë krijuar
përveç për përjetësi
ato e kalojnë kohën
e koha
i shtrëngon të bëjnë
një
hap të tillë që kurrë më parë s’është ndërmarrë
ato duhet të presin dorën e Njeriut që ta kapin dhe bëjnë
sall për
Njeriun
e bashkëlindur dhe të paracaktuar
që ka
atë zotësinë
e frikshme
dhe
të pashprehshme
që t’ia lë trupin e njeriut
dritës së natyrës
për ta zhytur për së gjalli në vegullimin e natyrës
ku më në fund dielli do ta shkrijë
V
Kështu pra kurrë s’është krijuar gjë më e pistë dhe më e kotë dhe më e panevojshme
se organi i quajtur zemër
që është mjeti më i ndyrë të cilën qeniet kanë qenë të afta
ta shpikin e ta jetësojnë në mua
rrahjet e zemrës s’janë gjë përpos një manovrim
me anë të cilës qenia lehtëson veten në mua që të pranoj
atë që pareshtur refuzoj ta marrë prej tij
këtë më duhet ta them dhe kështu unë jetoj
Qenia është ajo jetë pothuajse parazitare e cila është krijuar
në margjinat e jetës së vërtetë
dhe e cila mbaron duke pasur pretendime për ta zëvendësuar
jetën e përnjëmendtë vetvetiu
përbën bash një nga bigëzimet e qenies
përbri jetës reale
dhe e cila mbaron duke harruar se është e rreme
dhe përfundon duke pretenduar të sheh jetën e vërtetë që ndjek
lëvizjen e saj të poshtër
VI
e maskuar si
një zgjedhje e një
trupi
u them punë muti
të gjithave
dhe
bie
të fle
VII
është goxha ftohtë
sikur
të kishte
vdekur
Artaud
që ende
merr frymë
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia
Luigji Pirandelo, ambivalenca ndërmjet aktorit dhe personazhit
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri