LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Beqajt, Braçe: PS mban përgjegjësi morale, të hetohet seriozisht abuzimi me fondet e BE

Arrestimi i Beqajt, Braçe: PS mban përgjegjësi morale, të hetohet seriozisht abuzimi me fondet e BE

Nga kampi i socialistëve, i vetmi që u ndal të komentonte gjerë e gjatë për mediat arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ishte Erion Braçe.

Ai u shpreh se nëse vërtetë kemi të bëjmë me vjedhje të fondeve që Bashkimi Evropian ka lëshuar për Shqipërinë, e që duhej të menaxhoheshin nga agjencia SASPAC, atëherë hetimi duhet të jetë shumë serioz.

“Me thënë të drejtën kam parë vetëm këto lajmet e para që kanë dalë, duhet të kemi informacion më tepër. Video me pranga në duar nuk përbën argument për atë që po më pyesin. Po më pyesni për thelbin e gjësë, vjedhjen e fondeve të BE-së. Sa kohë që bëhet fjalë për vjedhje duhet informacion më i detajuar sesa ai që është publikuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përtej kësaj, patjetër që reforma në drejtësi për kë u bë? Për të vënë para drejtësisë abuzuesit. Patjetër që kur ka implikime lidhur me ato që janë programe, apo fonde buxhetore të Bashkimit Evropian duhet parë shumë seriozisht gjëja që të përmbushim atë detyrimin që BE vendos për paratë e veta, qoftë te fondet e bujqësisë qoftë të fondet e tjera të BE që përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë.”


Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet
Lexo po ashtu Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Teksa shumica e kolegëve të tij heshtën, ndërsa të tjerë ia lanë në dorë drejtësisë fatin e Beqajt, Braçe është i mendimit se Partia Socialiste ka përgjegjësi morale sa kohë ish-ministri po hetohet për këtë skandal korruptiv.

“Patjetër që PS duhet të mbajë përgjegjësi morale. PS po e mban këtë përgjegjësi pa më të voglin diskutim dhe jam i bindur që kur paraqitemi para një gare elektorale, gjithsecili do marri kosto. PS është angazhuar në një proces të thellë reformimi, jo vetëm brenda saj por edhe të qeverisjes dhe legjislacionit për të adresuar problematikën e madhe të korrupsionit.”

Në fund Braçe nuk e shmangu revoltën e tij për Prokurorinë e Posaçme, duke kërkuar prej tyre që të hetohen edhe çështje si 21 Janari, dosje për të cilën tha se përgjegjësit që kanë marrë jetë njerëzish ushtrojnë sot detyrën në Parlament.

“Peshorja ka humbur ekuilibrin sa kohë në këtë vend merren jetë njerëzish dhe nuk mbahen përgjegjës. Përkundrazi pjesa më e madhe janë në sallën e parlamentit. Jo këtë s’dua ta them. Dua të them që drejtësia duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mbajë përgjegjës duke nisur nga ngjarjet më të rënda që kanë shënjuar historinë e këtij vendi. Jeta e njerëzve është parësore, këtu nga pushtetit është marrë jeta e njerëzve për të vjedhur dhe mbajtur pushtetin.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori