Nga: Skifter Këlliçi
Te dielën e tretë të vitit 1975, në gazetën e përjavshme letrare Drita duhej të botohej poema e shkurtër e Kadaresë me titull Në mesditë Byroja politike u mblodh. Por, një natë më parë, kur poema po futej në shtyp, pas një shërbimi jashtë Tiranës, në shtypshkronjë u fut Duro Mustafai, kryeredaktori i Dritës që i hodhi një sy të shpejtë lëndës së gazetës dhe u ndal te poema e mësipërme që ishte dërguar ditë më parë nga Kadare në redaksi dhe ishte miratuar nga sekretari i kolegjiumit, nga kritiku i njohur Abdurrahim Myftiu.
Natyrisht që ai u shty ta lexonte. Dhe, në çast mori vendimin që poema të mos botohej, sepse sipas tij kishte … probleme.
Të hënën në mëngjes u organizua një mbledhje e shpejtë e kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, ku u thirr edhe Ismail Kadare dhe u diskutua gjerësisht për të metat e poemës së tij. Dhe, meqë ai mbrojti idenë se poema Në mesditë Byroja Politike u mblodh duhej të botohej, u vendos që ajo t’i dërgohej për shqyrtim Ramiz Alisë, shefit të Propagandës në Komitetin Qendror të PPSh-së.
Deri atëherë Kadareja ishte kritikuar rëndë më 1969 për botimin në faqet e Nëntorit të novelës Përbindëshi, që u hoq menjëherë nga qarkullimi më 1973, për gabime ideologjike në romanin Dimri i vetmisë së madhe, të cilën shkrimtari ynë i madh u detyrua ta ripunonte dhe ta ribotonte disa vjet më vonë, më 1975.
Ramiz Alia e lexoi poemën, e miratoi dhe vendosi t’ia japë për gjykim vetë diktatorit me bindjen se edhe ai do të kishte të njëjtin mendim pozitiv si ai. Por, nuk ndodhi kështu. Më 20 tetor të vitit 1975 në Ditarin e tij vetjak Enver Hoxha e cilësoi poemën Në mesditë Byroja Politike u mblodh (që më pas u quajt Pashallarët e Kuq), vepër armiqësore dhe vetë Kaderenë “poet korbash”.
Siç shprehet në faqet e këtij ditari, veç të tjerash, atë e tmerruan vargje të tilla të kësaj poeme si:
Burokratët janë tjetër gjë,
Jo me bojë pelikan përjargur,
Si tuafë të këndshëm, ho, ho, ho,
Por të kobshëm,
Me duar të përgjakura,
Gjer në bërryle unë i shoh.
Ndaj në ditar për vargjet e mësipërme diktatori shkruante tërë mllef:
“Për këtë poet reaksionar rendi ynë socialist është rend burokratik dhe burokratët i kanë ‘duart të lyera deri në bërryl me gjak’. Të gjithë këta përbindësh të veshur ‘si pashallarë të kuq me dekorata etj.’, kanë zyrat, ministritë , Komitetin Qendror dhe e çojnë trupin e revolucionit në varr”. (Ditari vetjak 20 tetor 1975).
Dhe më poshtë ky i ashtuquajtur vazhdues i veprës së Markit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, duke përdorur një fjalor banal dhe të pështirë të denjë për një rrugaç, e urdhëron kështu lakeun e tij, Ramiz Alia: “Përgatitu dhe thirr Ismail Kadarenë e vëre përpara ‘mutrave’ të tij dhe bëje t’i lëpijë”.
Nuk mjaftohet me kaq, por pastaj i sulet dhe vetë Ramiz Alisë, që e kishte dhe ideologun e tij dhe e asgjëson me fjalët përçmuese: “Nuk të lejohet të japësh mendime të tilla të sipërfaqshme dhe të mos shikosh brendinë, filozofinë dhe të kapesh nga figurat dhe pseudomburjret që i bën Enver Hoxhës. Kjo, i them, Ramizit, tregon një simpati të sëmurë nga ana jote për këta njerëz të sëmurë … Duhet të kesh forca të luftosh pikëpamjet liberale që spikatin herë pas here tek ti”. (Ditar vetjak, 20 tetor 1975).
Sigurisht me fjalët “pikëpamje liberale” diktatori e ka pasur fjalën për Festivalin e 11-të të Këngës në RTVSh (22-26 dhjetor 1972) dhe dukuri të tjera në fushën e letërsisë dhe arteve, për të cilat i pari kishte pasur përgjegjësi Ramiz Alia, ndaj të cilave kishte marrë masa deri në burgime dhe internime, kurse ndaj tij vetëm disa kritika, pikërisht për këto pikëpamje liberale që po nxirrnin kokë përsëri tek ai.
Sikur këtë poemë ta kishte shkruar ndonjë poet tjetër, pa më të voglin dyshim do të kishte përfunduar prapa hekurave. Por, siç dukej, megjithë urrejtjen, por edhe dhe zilinë ndaj Kadaresë që po përkthehej jashtë vendit nga “shtëpi botuese borgjeze”, siç i quan ai në ditarin e vet, kurse të ashtuquajtura vepra të tij përfundonin në bodrumet e ambasadave ose në koshat e plehrave të hedhura nga ata të cilëve u ishin dhuruar, Enver Hoxha nuk e mori këtë masë të skajshme kundër Kadaresë.
Dhe, kjo, sepse e merrte me mend se personalitete të mëdha të kulturës dhe letërsisë botërore do të ngriheshin dhe do të kërkonin lirimin e mënjëhershëm të të këtij shkrimtari që kishte tashmë popullaritet në shumë vende të botës dhe do ta demaskonin atë si diktator fanatik stalinist. Dhe, nuk do të gabonin as edhe një grimë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Poligloti Petro Zheji
KOSOVË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj