LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e ka seriozisht për Calafiorin, gati oferta e lartë për transferimin e italianit

Chelsea e ka seriozisht për Calafiorin, gati oferta e lartë për transferimin e italianit

Riccardo Calafiori është një nga mbrojtësit që ka shkëlqyer më së shumti në Euro 2024 dhe ka bërë shumë klube për vete.

Juventusi ishte shumë pranë t’i siguronte shërbimet e tij para fillimit të Euro 2024, megjithatë paraqitjet e tij në Gjermani kanë bërë që shumë klube të futen në garë.

Arsenal, Man Utd, Real Madrid dhe Chelsea janë skuadrat tjera të mëdha që kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të ri.


Sensacioni i Euro 2024 drejtë Ligës Premier: Katër top klube me oferta për Calafiorin
Lexo po ashtu Sensacioni i Euro 2024 drejtë Ligës Premier: Katër top klube me oferta për Calafiorin

Megjithatë gjiganti londinez Chelsea po shihet si favoritë për t’i siguruar shërbimet e romanistit.

The Sun ka raportuar se trajneri i Chelseat, Enzo Maresca i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër bashkëkombësin e tij.

Ricardo Calafiori, “sozia” e Maldinit, mungesa e madhe e Italisë ndaj Zvicrës
Lexo po ashtu Ricardo Calafiori, “sozia” e Maldinit, mungesa e madhe e Italisë ndaj Zvicrës

Chelsea është gati të bëjë një ofertë rreth 50 milionë euro për ta bindur Bolognën të heqë dorë nga Calafiori, derisa për mbrojtësin një kontratë me pagë vjetore mbi katër milionë euro.

22-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 34 ndeshje me fanellën e Bolognës, derisa ka realizuar edhe dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet

UEFA shpjegon vendimin e diskutueshëm që çoi tek krijimi i peticionit që ndeshja e Euro 2024 të riluhet

Përfaqësueset
Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime

Krijohet peticion që ndeshja e Euro 2024 të riluhet, gati gjysmë milioni nënshkrime

Përfaqësueset
Bayerni dëshiron ta largojë nga ekipi top yllin – tifozët krijojnë peticion kundër kësaj nisme

Bayerni dëshiron ta largojë nga ekipi top yllin – tifozët krijojnë peticion kundër kësaj nisme

Bundesliga
Negociatat kanë avancuar –  marrëveshja për transferimin e ri të Real Madridit mund të mbyllet këtë javë

Negociatat kanë avancuar – marrëveshja për transferimin e ri të Real Madridit mund të mbyllet këtë javë

La Liga
Lojtari i Liverpoolit vendos të largohet nga klubi pasi refuzoi të nënshkruante kontratë të re

Lojtari i Liverpoolit vendos të largohet nga klubi pasi refuzoi të nënshkruante kontratë të re

Premier League
Pas eliminimit të Brazilit, Vini Jr nuk shihet më si fitues i Topit të Artë - ka një favorit të ri

Pas eliminimit të Brazilit, Vini Jr nuk shihet më si fitues i Topit të Artë - ka një favorit të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori