LAJMI I FUNDIT:

U arrestua në Dubai, Ministria e Drejtësisë nis zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit

U arrestua në Dubai, Ministria e Drejtësisë nis zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bamit

Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë është njoftuar se kërkesa dhe dosja për Bamin janë dorëzuar te pala arabe.

Durim Bami, i shpallu në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Dubai më 10 qershor të këtij viti. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, ku akuzohet për krime, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.


Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin ish-deputetin Arben Ndoka. Detyra e Bamit do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët.

Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor, atë të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina, ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës. Në të njëjtën dosje ku ngrihen akuzat, SPAK zbardhi edhe rastet kur rivalët e tij kërkonin ta eliminonin fizikisht, ku ndër të tjera thuhej se për kokën e Bamit, kundërshtarët vendosën 1 milionë euro shpërblim.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën

Politikë
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë

Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë

Kronikë e Zezë
MPJD: Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje për qëndrimet publike pa koordinim me Ministrinë

MPJD: Sekretarit të Zyrës së Kosovës në Serbi iu dha vërejtje për qëndrimet publike pa koordinim me Ministrinë

Lajme
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Zbulohet shkaku i vrasjes në Fier, gruaja ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me viktimën

Zbulohet shkaku i vrasjes në Fier, gruaja ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me viktimën

Lajme
Kalo në kategori