Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ka thënë se Kosovës gjithmonë i kërkohet të mbipërmbushë kërkesa për të fituar mundësitë sikur të shteteve të tjera, teksa ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe liberalizimin e vizave.
Gërvalla ka folur të shtunën për dështimin e Kosovës që të anëtarësohet në KiE.
Shefja e diplomacisë kosovare, siç transmetojnë mediat, ka kujtuar se në Asamblenë Parlamentare Kosova mori mbi 80 për qind të votave pro, ndërsa ministrat e Jashtëm nuk e futën në rend dite për anëtarësim, duke e përmendur çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kriter.
“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kosova ka marrë votën shumë të qartë me 82 për qind të të gjitha votave që kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës, për dhënien e mendimit, rekomandimit për ministrat që ta ftojnë Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ndërsa kanë deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat para anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe këtu jemi për momentin”, ka thënë ajo, teksa ka shtuar se shpreson që Kosova të anëtarësohet sivjet në KiE.
“Një është e qartë, kurdo që ndodh, Kosova deri më 24 prill i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Gjithçka tjetër është politikë. Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ne në Kosovë për ta arritur ishte të tregojmë standardet më të larta të sundimit të ligjit, demokracisë, të drejtave të njeriut, të drejtave të shumicës në vendin tonë dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm që ne nga Kosova mund të dërgojmë. Gjithçka tjetër është pjesë e diskutimit që po bëjmë dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi sukses”, ka thënë ajo.
Gërvalla ka theksuar se Kosovës gjithmonë i duhet t’i mbipërmbushë kërkesat për të marrë mundësitë sikur të shteteve të tjera.
“Është e vërtetë që Kosova gjithmonë duhet t’i mbipërmbushë kërkesat në mënyrë që ne të kemi të njëjtat mundësi si të tjerët. Liberalizimi i vizave është vetëm një shembull i kësaj dhe ne shohim që në gjashtë muajt e fundit qytetarët e Kosovës mund të gëzojnë të mos jenë populli izolues në Evropë, por jo vetëm Lituania, jo vetëm vendet baltike, jo vetëm fqinjësia jonë, por gjithnjë e më shumë vende të Evropës po e kuptojnë që Kosova nuk është vetëm shtet sovran dhe i pavarur, por shtet ku vlerat evropiane, parimet evropiane janë thelbi i ekzistencës së shtetit tonë”, ka thënë ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje