“Askush nuk është profet në vendin e vet”. Kjo thënie, me origjinë biblike, ka kuptim të plotë në Euro 2024. Janë 82 futbollistë – 17 më shumë se në edicionin e kaluar – që do të përfaqësojnë një ekip të ndryshëm nga vendi ku ka lindur, duke mos e llogaritur origjinën e tyre.
Marca shkruan se Shqipëria është rasti më tipik, pasi ka 19 lojtarë që kanë lindur jashtë kufijve administrativ të shtetit shqiptar.
Vetëm katër nga 24 skuadrat (Austria, Çekia, Danimarka dhe Holanda) nuk kanë që kanë lindur jashtë vendit në radhët e tyre.
Të lindur në Gjermani, por luajë në vendet e origjinës
Janë deri në 15 lojtarë të lindur në tokën gjermane do të garojnë në Euro 2024 me një ekip… që nuk është ‘Mannschaft’. Kuriozitet në vete. Emrat më të njohur janë Willi Orban (Hungari), Lazar Samardzic (Serbi) dhe Josip Stanisic (Kroaci) – që luajtën me Gjermaninë në radhët e të rinjve.
Por rasti më interesant është ai i Joselut . 9-shi i Spanjës ka lindur në Stuttgart.
“Prindërit e mi kaluan 22 vite duke punuar atje. Unë u ktheva kur isha tre vjeç, nuk shkova në shkollë dhe ndihem gjithmonë shumë krenar që jam nga Silleda (vend në Spanjë)”, tregon sulmuesi i Real Madridit.
Waldemar Anton është rasti i kundërt. Ai do të përfaqësojë Gjermaninë… pavarësisht se ka lindur dhe ka jetuar në Uzbekistan deri në moshën dy vjeçare. Për më tepër, emri i tij origjinal ishte Wladimir. “Unë flas rusisht dhe uzbekisht,” ka pranuar ai.
Flota shqiptare
Lufta krijoi një situatë të ndërlikuar gjeografike në Ballkan, me emigrantë të panumërt të përhapur në mbarë botën. Shqipëria është portreti i përsosur. Vetëm shtatë nga 26 të thirrurit kanë lindur në vend: Jurgen Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Kristjan Asllani, Elseid Hysaj, Elhan Kastrati dhe Rey Manaj.
Pjesa tjetër vijnë nga Zvicra, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Kosova…
Marca përmend rastin e Ivan Balliu. Anësori i Rayo Vallevanos, me origjinë nga Caldes de Malavella, do të jetë rival i La Roja.
“Më telefonuan dhe më pyetën për mbiemrin tim, sepse është shumë tipik. Më pas filluan të gjurmojnë dhe rezultoi se familja ime nga babai kishte rrënjë shqiptare , diçka që nuk e dija pasi humbën kontaktet”, kishte deklaruar Balliu.
Lojtarët i tyre më të mirë potencial sa i përket origjinës, mënyrë paradoksale, luajnë me Zvicrën, bëhet fjalë për Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhakën.
“Në vitin 2012, kur luajtëm kundër Shqipërisë, vendosa flamujt e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në këpucë. Shumë njerëz më kritikuan, por është identiteti im. Zvicra më dha gjithçka për mua dhe familjen time dhe përpiqem të jap gjithçka për kombëtaren, por sa herë që shkoj në Kosovë ndihem si në shtëpinë time”, kishte deklaruar Shaqiri.
Një “rus” luan për Ukrainën’
Është e mundur që, nëse lejohet, Andriy Yarmolenko do ta fshinte qytetin e Shën Petersburgun nga certifikata e lindjes.
“Unë jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100% ukrainas”, deklaroi ai.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që ish-lojtari i Borussia Dortmund dhe West Ham dënoi ashpër pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe mosveprimin e futbollistëve rusë: “Në vendin tim ata vrasin njerëz, gra, fëmijë … dhe ju nuk e thoni ose bëni ndonjë gjë , ju lutemi flisni”.
Vendet tjera me shumë lojtarë që kanë lindur jashtë vendit ku luajnë
Turqia ka tetë lojtarë të ftuar nga Vicenzo Montella që nuk kanë lindur në Turiq, por me origjinë janë turq. Shumica prej tyre kanë lindur në Gjermani siç është rasti i yjeve Hakan Calhanoglu, Kenan Yildiz, Cenk Tosun e Kaan Ayhan.
Njëjtë edhe Kroacia, një vend tjetër që ka diasporë të madhe, ku tetë lojtarë të ftuar nga Zlatko Dalic kanë lindur jashtë kufinjve të Kroacisë.
Skocia ka gjashtë lojtarë, shumica prej tyre të lindur në Angli, ndërsa Hungaria pesë, Franca, Zvicra dhe Portugalia nga katër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje