LAJMI I FUNDIT:

Fatjeta Barbullushi liron ndjesitë e kurbetit në këngën e saj të re “Paja e Nusnis”

Fatjeta Barbullushi liron ndjesitë e kurbetit në këngën e saj të re “Paja e Nusnis”
Fatjeta Barbullushi (Foto: Fatjeta Barbullushi/YouTube)

Fatjeta Barbullushi, emër i njohur në skenën muzikore shqiptare, ka sjell për publikun këngën e së saj më të re me titull “Paja e Nusnis”.

Tema e këngës është një reflektim i ndjeshëm rreth vendimit të një gruaje për të braktisur martesën pasi është përballur me tradhtinë nga ana e partnerit të saj – një çështje delikate dhe ende tabu në shoqërinë shqiptare.

Kompozimi dhe teksti janë vepër e talentit të Avni Qahilit, një kompozitor i cili ka një karrierë të gjatë me krijime muzikore që kanë prekur zemrat e shumë dëgjuesve.


Fatjeta Barbullushi (Foto: Fatjeta Barbullushi/YouTube)

Melodia dhe vargjet e këngës sjellin në jetë ndjesitë e thella të humbjes, sakrificës dhe vendosmërisë për të gjetur një rrugë të re pasi tradhtia ka shkatërruar besimin dhe ëndrrat e dikurshme.

Klipi është xhiruar në qytetin e lindjes të Fatjetës, Shkodër, një vend i njohur për bukuritë natyrore dhe pasuritë kulturore.

Gjatë xhirimeve, këngëtarja ka përshkuar rrugët e qytetit duke sjellë imazhe të përzemërta që përshtaten me thelbin e tekstit. Në klip, Barbullushi shfaqet me një prezencë të fuqishme dhe interpretim të ndjerë, duke e bërë të qartë se ky projekt ka një vend të veçantë në zemrën e saj.

“Paja e Nusnis” është një këngë që flet për forcat e brendshme të një gruaje që zgjedh të ngrihet mbi plagët dhe të ecë përpara, dhe Fatjeta Barbullushi ka dhënë zë kësaj force me pasionin e saj të pashoq. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bardhi me urim të veçantë për Sarën me rastin e ditëlindjes: Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi im

Bardhi me urim të veçantë për Sarën me rastin e ditëlindjes: Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi im

Magazina
DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

Magazina
E dashura e re e Brad Pitt po krahasohet me Amal Clooney - kanë ngjashmëri të madhe në dukje

E dashura e re e Brad Pitt po krahasohet me Amal Clooney - kanë ngjashmëri të madhe në dukje

Magazina
25 vjet pas luftës: Fotografi që dokumentojnë historinë në Prishtinë

25 vjet pas luftës: Fotografi që dokumentojnë historinë në Prishtinë

Magazina
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Me fotografinë e fundit, Xhuli Nura ngacmon fansat për lidhje të re

Me fotografinë e fundit, Xhuli Nura ngacmon fansat për lidhje të re

Magazina
Kalo në kategori