LAJMI I FUNDIT:

De Biasi flet për ndeshjen Shqipëri – Itali: Spalletti e di mirë se kuqezinjtë nuk duhet nënvlerësuar

De Biasi flet për ndeshjen Shqipëri – Itali: Spalletti e di mirë se kuqezinjtë nuk duhet nënvlerësuar

Shqipëria do të luaj për herë të dytë në histori të saj në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë për herë të parë morën pjesë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2016’, kur në krye të skuadrës ishte trajneri italian Gianni de Biasi.

Trajneri italian është rikthyer të flas për Shqipërinë, derisa në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’, ka folur për Grupin B ku ndodhen kuqezinjtë.


Nga Etrit Berisha, tek Arbër Hoxha, numrat që do të mbajnë kuqezinjtë në fanellë në Euro 2024
Lexo po ashtu Nga Etrit Berisha, tek Arbër Hoxha, numrat që do të mbajnë kuqezinjtë në fanellë në Euro 2024

Ish-trajneri i kuqezinjve u është përgjigjur tre pyetjeve për Kombëtaren shqiptare, ku thekson se ajo nuk duhet nënvlerësuar aspak, por sheh Italinë si favorite.

De Biasi, si ish-trajner i Shqipërisë, a e ndoqët atë në miqësoren kundër Azerbajxhanit, tjetër ekip që ju e keni drejtuar së fundi?

Po, Shqipëria fitoi 3-1, por ishte një ndeshje e luftuar. Mund të them se Shqipëria më pëlqeu për mënyrën si dilte nga prapa me top.

Italia, çfarë duhet të ketë kujdes nga Shqipëria për ndeshjen e së shtunës në Gjermani?

Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani dinë të filtrojnë dhe të rinisin aksionin. Sulmuesi kryesor, Broja, është i fortë fizikisht dhe mund të shfrytëzojë çdo rast minimal. Asani dhe Seferi i japin fantazi skuadrës shqiptare nga krahët. Dhe kujdes nga tifozët e tyre: të shtunën në Dortmund do të jenë me mijëra shqiptarë entuziastë.

Asllani: Nuk na llogaritin kundërshtarët në grup, por ne do të befasojmë
Lexo po ashtu Asllani: Nuk na llogaritin kundërshtarët në grup, por ne do të befasojmë

Cilat janë pikat e dobëta të kësaj skuadre?

Nuk e di çfarë taktike do të zgjedhë trajneri Sylvinho, nëse do ta sulmojë Italinë, apo do ta presë. Shqipëria e tij bën një lojë pozitive. Sylvinho ka pasur maestro të mëdhenj në karrierë, për shembull, ka punuar me Roberto Mançinin. Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar dhe këtë Spalletti e di mirë. Italia është favorite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori