LAJMI I FUNDIT:

Nisën për në Angli agjentin e infiltruar shqiptar, si ranë në “grackë” trafikantët e emigrantëve drejt BE dhe SHBA

Nisën për në Angli agjentin e infiltruar shqiptar, si ranë në “grackë” trafikantët e emigrantëve drejt BE dhe SHBA

Një agjent i infiltruar ka qenë çelësi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në dokumentimin e veprimeve të grupit kriminal të trafikut të emigrantëve të jashtëligjshëm drejt Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pa ditur se po i shërbenin një agjenti policie nën mbulim, anëtarët e grupit kriminal i kanë siguruar atij kundrejt një pagese prej gati 10 mijë euro dokumentet e falsifikuara në një laborator në Kosovë, pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi, si edhe e kanë instruktuar të udhëtonte drejt Spanjës.

Në këtë vend, një prej të dyshuarve e ka takuar agjentin e infiltruar dhe i ka dhënë dokumentet false, për të vijuar më pas udhëtimin me avion drejt Irlandës.


Në një nga bisedat e përgjuara, i dyshuari Njazi Ademaj i thotë të infiltruarit “O vëllaçko, garanci 100 për qind nuk po të jap por 99 për qind”.

Të gjitha komunikimet dhe takimet e të infiltruarit me anëtarë te grupit janë pjesë e dosjes së SPAK, që finalizoi hetimin me 37 urdhër-arreste, 31 nga të cilat “arrest në burg” dhe 6 të tjera “arrest në shtëpi”.

Sipas SPAK, kjo ishte skema e përdorur nga grupi kriminal, që kundrejt vlerave që nisnin nga 10 në 18 mijë euro siguronte kalimin e paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Struktura e Posaçme pretendon se ka dokumentuar 44 raste të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm dhe 70 pasaporta të falsifikuara, kryesisht sllovene, italiane e rumune.

Përveç personave që angazhoheshin në gjetjen e shqiptarëve që synonin Anglinë apo SHBA-në, të përfshirë në skemë ka qenë edhe një punonjës policie, si edhe dy agjenci udhëtimi pasagjerësh në rrugë tokësore, të cilët bënin transportimin fizik të dokumenteve false nga Shqipëria në Spanjë.

Sipas SPAK grupi kriminal që mundësonte emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar drejtohet nga Bashkim Sula, ndërsa ai drejt SHBA nga Ylli Caushi.

Të gjithë emigrantët, që nga Shqipëria udhëtonin me pasaportat e tyre të ligjshme, merrnin instruksione se ku duhet të akomodoheshin në Spanjë, si duhet të përgjigjeshin gjatë intervistimeve nga autoritetet, por njëkohësisht edhe mbaheshin nën vëzhgim nga anëtarët e grupit, nëse kalonin me sukses në pikë-kalimet kufitare apo jo./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori