LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 10° rainshowers_day

Refki Agushi, rrobaqepësi i Lipjanit që nga vitet e 90-ta

Refki Agushi, rrobaqepësi i Lipjanit që nga vitet e 90-ta

Refki Agushi nga Komuna e Lipjanit që nga vitet e 90-ta merret me rrobaqepësi. Ai përveç kësaj pune merret edhe me dizajnim të rrobave e fustaneve të ndryshme për martesa të cilat i përgatit me shumë pasion.

Agushi aso kohe nuk e kishte përkrahjen e familjes për ta nisur këtë zanat pasi që gjinia mashkullore ishin të rrallë që e bënin një punë të tillë. Por, vullneti dhe pasioni i tij ka bërë që ai ta vazhdon punën shkruan Telegrafi.

Së fundi, Agushi po planifikon ta zgjeroj biznesin pasi që komuna dhe organizatat e ndryshme e kanë ndihmuar atë me pajisje të ndryshme për zhvillimin e kësaj fushe.


“Prej viteve 90 ta merrem me këtë punë , aso kohe nuk kanë qenë kushtet e mira për paisje por e kam dashur punën dhe jam munduar ta bëj më të mirën dhe ta tregoj veten për këtë profesion që kam, andaj sot jam këtu ku jam. Familja ime kanë qenë kundër që unë të merrem me këtë punë por unë këtë punë e kam dashur edhe në të kaluarën dhe tani.Tash për momentin i kam dy punëtore dhe mendoj ta rriti biznesin pak më shumë sepse fal komunës së Lipjanit dhe “Help in Kosova” e kam përfituar një grand të makinave e tash më duhet fuqia punëtore “, ka thënë Agushi për Telergafin.

Ai shpjegon se gjatë periudhës së funditkanë pasur  angazhime me maturantët të cilët kishin bërë porosi të ndryshme për mbrëmjen e maturës.

“Ata i kemi përcjellur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të gjithë janë ndarë të kënaqur. Tash jemi duke u përgatitur për sezonin e dasmave, terminët kanë filluar , por jemi të përgatitur edhe për fluksin e madh që na vijnë mërgimtarët sepse ata e kërkojnë punën pak më shpejtë. Fillimisht kur vijnë klientët konsultohemi për modelin , bëjmë skicen dhe ua shpjegojmë formën, pastaj klientët e pëlqejnë punën tonë dhe janë shumë të kënaqur”, ka shtuar Agushi.

Agushi edhe gjatë kohës pandemisë ka dhuruar qindra e mijëra maska falas për zyrtarët e institucioneve të ndryshme publike, por edhe për qytetarët.

“Në kohën e pandemisë kemi kontribuar mjaft shumë por nuk kam bërë aspak reklam për vete ani pse kam dhuruar maska vazhdimisht pa para, për punonjësit shëndetësor, për Policinë e Kosovës dhe për qytetarët . Pra, aso kohe u mbyll e gjithë vendi e, neve na mungonte puna në lokal, atëherë e mora një makinë dhe e dërgova në shtëpi dhe kam punuar maska me qindra e mijëra copa. Të gjitha i kam shpërndarë vazhdimisht”, ka thënë ai.

Agushi gjatë periudhës së fundit kohore ka dizajnuar modele të reja dhe të ndryshme të fustaneve dhe gardëroba të tjera për sezonin 2024. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Kalo në kategori