LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli synon blerjen e mesfushorit këmbëshpejtë – Slot e do me çdo kusht në ekip

Liverpooli synon blerjen e mesfushorit këmbëshpejtë – Slot e do me çdo kusht në ekip

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, tashmë ka identifikuar një transferim të mundshëm për të përforcuar fazën e mesfushës.

Ish-trajneri i Feyenoordit ka marrë drejtimin e Liverpoolit pas largimit emocionues të Kloppit, i cili i dha fund aventurës së tij gati nëntë vjeçare në ‘Anfield’.


Sipas një raportimi nga Sky Sports Germany, Liverpooli po synon transferimin e talentit Assan Ouedraogo nga Schalke.

“Të Kuqtë” janë vetëm njëri prej disa klubeve që kanë bërë një ofertë, së bashku me Manchester United, Aston Villa dhe Neëcastle që po ashtu janë të interesuara për shërbimet e tij.

Në vetëm moshën 18-vjeçare, Ouedraogo ka impresionuar me paraqitjet e tij në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, duke shënuar tre gola në 17 paraqitje.

I krahasuar me ish-mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso, për stilin e tij të lojës, adoleshenti pëlqen që të luajë shumë me topin në këmbë, ndërsa zotëron aftësi të shkëlqyeshme të pasimeve.

Bayern Munich gjithashtu thuhet se është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë një temë mjaft e diskutueshme gjatë verës.

Trajneri i Schalkes, Karel Geraerts, ka vazhduar që të flas për lëvdata që i bëhen Ouedraogos dhe beson se është vetëm një çështje kohe kur një ofertë e madhe do të arrijë.

“Assan është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një talent i madh, kjo është e sigurt. Ka shumë spekulime në lidhje me emrin e tij dhe klubet që po lidhen me të, por kjo është normale në futboll”, ka thënë Geraerts.

Ouedraogo ka kontratë me Schalken deri në vitin 2027, por një ofertë e madhe mund të bëjë që klubi gjerman ta lejojë largimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori