Al thuhet se mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të rrezikut të dështimit të zemrës
Inteligjenca Artificiale (Al) mund të luajë një rol kryesor në diagnostifikimin e hershëm të njerëzve që janë në rrezik të dështimit të zemrës, pasi thuhet të jetë në gjendje të identifikojë anomalitë që tradicionalisht janë të vështira për t’u zbuluar, sipas një studimi.
Sëmundjet e zemrës dhe ato të qarkullimit të gjakut janë “vrasësit” më të shpeshtë në botë, duke marrë një në tre jetë çdo vit.
Siç raportohet, studiuesit në Skoci kanë nisur të testojnë se si Al mund të ketë “përfitime reale” për ata që janë në rrezik nga këto sëmundje.
Falë pacientëve që i kanë ofruar vullnetarisht të dhënat e tyre në Regjistrin skocez të Kërkimeve Shëndetësore dhe Biobank (SHARE), studiuesit e Mjekësisë të Universitetit të Dundee kanë bashkëpunuar me një grup prej 578 personash për të parë se si Al mund të ndihmojë në diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës.
Ekipi, hulumtimi i të cilit është botuar në revistën ESC Heart Failure, ka përdorur Al për të marrë në pyetje të dhënat elektronike shëndetësore të grupit dhe skanimet e zemrës me ekokardiografi.
Të dhënat më pas janë përdorur për të ekzaminuar imazhet që identifikojnë anomalitë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Kjo mund të na lejojë të thjeshtojmë identifikimin e pacientëve me dështim të zemrës”, tha profesori Chim Lang.
“Kur krahasohen me raportet e krijuara nga skanimet rutinë të zemrës, ato të përmirësuara nga AI janë më të detajuara dhe gjithashtu mund të përpunohen në shkallë më të madhe”, shtoi Lang.
Sipas ekspertëve, dështimi i zemrës është një gjendje shumë e përhapur, por e nën-diagnostifikuar, që do të thotë se zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun nëpër trup në mënyrë efektive.
Ndërsa simptomat mund të kontrollohen në një farë mase përmes ndryshimeve të stilit të jetesës, kirurgjisë dhe mjekimit, në shumicën e rasteve gjendja është serioze dhe përkeqësohet me kalimin e kohës.
Sipas një raporti nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), rreth 20.5 milionë njerëz kanë vdekur në mbarë botën si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut në vitin 2021 – ekuivalente me një vdekje çdo 1.5 sekonda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Australia dëshiron t’ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale – si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Si mund t’ju lejojë AI ‘të flisni me hapësirën’?
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24 vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje