Nazmi Gripshi është larg futbollisti më i mirë në Kosovë, derisa është padyshim më meritori që Ballkani fitoi titullin e tretë në histori të klubit.
Por golat spektakolar të tij, asistimet e mrekullueshme dhe veprimet fantastike me topin duket se nuk do t’i shohim më në elitën e futbollit kosovar.
Pas katër viteve qëndrim te Ballkani, koha është që Gripshi të bëj një hap para në karrierë, pasi Telegrafi mëson se kontrata me kampionin në fuqi të Kosovës i skadon pas një muaji, më saktësisht më 30 qershor.
Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, kontrata e Gripshit me suharekasit skadon më 30 qershor, por ka një opsion rinovimi nëse palët merren vesh.
Ballkani mbetet skuadra favorite për kontratë të re, pasi ai ka kaluar katër vite te kampioni në fuqi dhe i jep përparësi për rinovimin.
Gjithsesi ylli nga Durrësi duket se ka plane të tjera, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Telegrafi mëson nga burimet e saj se Gripshi ka oferta nga disa klube polake dhe rumune, por ka interesim edhe nga Superliga e Turqisë dhe dy javët e ardhshme janë vendimtare për ta mësuar të ardhmen e gjeniut durrsak.
Përveç Ballkanit që dëshiron ta mbajë në radhët e veta, interesim për top mesfushorin ofensivë kanë shfaqur edhe skuadrat tjera kosovare dhe ato nga Superiorja e Shqipërisë, por Gripshi fillimisht është me sy dhe vesh nga ofertat evropiane.
Pas Edvin Kuc dhe Armend Thaqit, duket se Gripshi do të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga kampioni në fuqi i Kosovës.
Ylli shqiptar këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje në Superligë ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. Gjithsesi ai ka edhe 19 ndeshje të tjera në garat si Liga e Konferencës, kualifikimet për Ligën e Kampionëve, Kupa dhe Superkupa e Kosovës ku ka edhe pesë gola të tjerë dhe tre asistime.
Një gjë është e sigurt, Gripshi pritet të largohet si lojtar i lirë nga Ballkani dhe është me fat ajo skuadër që fiton shërbimet e tij, një futbollist që ka bërë diferencën në futbollin kosovar që nga viti 2020 dhe ka fituar gjithë trofetë e mundshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë