Kompania IPKO, ka dhuruar donacionin e radhës për Klinikën e Onkologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në donacion përfshihen 6 televizorë për pacientët që trajtohen me kimioterapi në këtë klinikë si dhe shërbimet e televizionit kabllor që ofrohen për 3 vite me radhë.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, i cili theksoi ky donacion do ua lehtësojë punën si dhe aranzhimin e pacientëve.

“Sot kemi pranuar një donacion nga IPKO, bëhet fjalë për teknologji, saktësisht për televizorë- pajisje elektronike, të cilat ne i kemi vendosur në disa vende në Klinikë dhe kjo do të na e bëjë më të lehtë punën më të lehtë dhe aranzhimin e pacientëve si dhe marrjen e informatave të pacientëve nga televizorët si dhe është shumë e domosdoshme për takimet të cilat i bën kolegjiumi i mjekëve…”, ka thënë Kurteshi.
Edhe Afrika Zyferi, drejtoreshë e marketingut në IPKO ka thënë se donacionet kanë qenë nevojë dhe kërkesë e kësaj Klinike.

“I kemi sjellë gjashtë televizorë të cilat kanë qenë të kërkuara nga Klinika Onkologjike si dhe kemi vazhduar shërbimin për internet dhe shërbimet e televizionit digjital.
IPKO është një klient afatgjatë i Klinikë Onkologjike por edhe i sektorit të shëndetësisë të Kosovës në përgjithësi. Kjo është një nga donacionet që IPKO ka sjellë ndër vite.
Në përgjithësi IPKO ka filluar donacionet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë që nga viti 2012 dhe deri më tani ka arritur një shumë substanciale në vlerë prej 280 mijë euro”, ka thënë Zyferi.
Ndryshe, IPKO më herët ka dhuruar 400 pako esenciale për pacientët që po trajtohen me kimioterapi, pesë shtretër kimioterapie, 100 proteza të gjirit dhe 100 sytjena të nevojshme pas trajtimit të kancerit të gjirit, 38 paruke si dhe shërbime të internetit dhe televizionit digjital për 3 vite.

Për Klinikën Onkologjisë në QKUK, IPKO po ashtu kishte dhuruar edhe sistemin e sofistikuar të ultrazërit, PhilipsClearVue 650 për Klinikën e Onkologjisë, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.
Donacione kishte dhuruar edhe për Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, 150 komplete set çarçafësh, 100 çarçafë, 70 jorgan, 100 jastëk, një makinë larëse dhe një makinë tharëse, të identifikuara si nevoja esenciale për këtë klinikë. Po ashtu, 5 inkubatorë të rijnë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2012. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri