Se a duhet të pastrohemi në mëngjes apo në mbrëmje është në përgjithësi një preferencë e gjithsecilit. Kur jemi tek ky debat, nuk duhet të jemi të përpiktë apo të vendosur se kur duhet ta aplikojmë, pasi dobitë janë të dyanshme.
“Nuk ka ndonjë përgjigje përfundimtare për popullatën globale nëse duhet të bëni dush në mbrëmje apo në mëngjes”, shpjegon një dermatolog. “Por për çdo individ, priret të ketë një përgjigje të drejtë. Dhe e gjitha bazohet në preferencë”.
Megjithatë, ekzistojnë dobitë në të dy periudhat kur ne vendosim të pastrohemi, qoftë në mëngjes apo në mbrëmje, shkruan health.clevelandclinic.org.
Dobitë kur lahemi në mëngjes
Nëse keni nevojë për ndihmë për t’u zgjuar para se të filloni ditën tuaj, dushi në mëngjes mund të jetë për ju. Këtu janë disa nga avantazhet e dushit në mëngjes;
Dushi në mëngjes pastron trupin tuaj. Linjat tuaja të shtratit kanë mbetje të qelizave të lëkurës, djersë dhe baktere. “Duke bërë dush në mëngjes, ju po pastroni veten përpara se të vishni një palë rroba të freskëta dhe të dilni gjatë ditës”, thotë eksperti shëndetësor.
Sipas tij dushi në mëngjes ju ndihmon të ndiheni të zgjuar dhe më vigjilent.
Dushi në mëngjes përgatit trupin tuaj për kujdesin e lëkurës.
“Ndihmon të siguroheni që e keni hequr të gjithë grimin nga dje, përpara se të filloni të vendosni tonerët ose kremin kundër diellit për ditën e re”, shpjegon dermatologu.
Dobitë e dushit në mbrëmje
Nëse jeni adhurues i dushit gjatë natës, mund të jetë diçka që e keni bërë gjatë gjithë jetës.
“Një nga rekomandimet nga Shoqata e Dermatologjisë Pediatrike dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë është që prindërit të lajnë fëmijët e tyre gjatë natës që nga foshnjëria për të ndihmuar në krijimin e një cikli normal të gjumit”, sqaron eksperti shëndetësor.
Këtu janë disa nga avantazhet e dushit gjatë mbrëmjes;
Dushi në mbrëmje mund të jetë me dobi të shumta si për shembull mund të ndihmojë në largimin e papastërtive e po ashtu toksinave mjedisore dhe ndotësve mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj.
Siç raportohet, dushi në këtë kohë gjithashtu ju lehtëson gjumin dhe ju ndihmon të flini më mirë.
Gjithashtu dushi natën ndihmon në heqjen e produkteve të kujdesit të lëkurës, si kremrat kundër diellit që keni aplikuar gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë