Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të ndalë luftën në Ukrainën me një armëpushim të negociuar që njeh linjat aktuale të fushëbejetës, kanë njoftuar katër burime ruse.
Tre nga burimet thanë se lideri rus është shprehur i zhgënjyer ndaj një grupi të vogël këshilltarësh për shkak se ai i sheh si përpjekje e mbështetur nga Perëndimi për të penguar negociatat.
“Putini mund të luftojë për aq kohë sa duhet, por ai është gati edhe për një armëpushim për të ngrirë luftën”, tha njëri nga burimet ruse që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat në Kremlin.
Ai, si të tjerët, ka folur në kushte anonimiteti duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Si përgjigje ndaj deklaratave të burimeve, edhe zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e gatshme për dialog për të arritur qëllimet e saj.
Bëhet e ditur se konflikti më i madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ka kushtuar mijëra jetë nga të dyja palët dhe ka çuar në sanksione gjithëpërfshirëse perëndimore ndaj ekonomisë ruse.
Burimet thanë se Putini e ka kuptuar se çdo përparim tjetër dramatik do të kërkojë një mobilizim ndërkombëtar, të cilit ai i druhet.
Gjithashtu, burimet theksojnë se presidentit rus i ka rënë popullariteti pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, për shkak se shumica e burrave të frikësuar u larguan nga vendi.
Por, perspektiva për një armëpushim dhe paqe thuhet të jetë aktualisht e largët.
Zelensky vazhdimisht ka thënë se paqja nuk bëhet sipas kushteve të Putinit. Ai është zotuar të rimarrë territorin e humbur, duke përfshirë Krimenë. Gjithashtu, nënshkroi një dekret në vitin 2022 që deklaroi zyrtarisht çdo bisedë me Putinin “të pamundur”.
Sipas burimeve, Rusia nuk mund të arrijë asnjë marrëveshje për armëpushim për aq kohë sa është Zelensky në krye të Ukrainës, përveç nëse ajo e anashkalon atë dhe arrin marrëveshje me Uashingtonin.
Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se besonte se Putini nuk është i interesuar për negociata serioze.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se çdo iniciativë për paqen duhet të respektojë “integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht” dhe e përshkroi Rusinë si pengesën e vetme për paqen në Ukrainë.
“Kremlini ende nuk ka treguar ndonjë interes domethënës për t’i dhënë fund luftës, krejt e kundërta,” tha zëdhënësi.
Por, çfarë do të thotë ngrirja e luftës sipas linjave aktuale të fushëbetejës?
Ngrirja e luftës sipas linjave aktuale do ta linte Rusinë në zotërim të pjesëve të konsiderueshme të katër rajoneve të Ukrainës, por pa kontroll të plotë të asnjërit prej tyre.
Ndërkohë, në shkurt, tre burime ruse thanë për Reuters se Putini dëshiron të marrë sa më shumë territor të jetë e mundur për të rritur presionin ndaj Ukrainës dhe për ta dëmtuar moralin e ushtarëve të saj.
Megjithatë, udhëheqësit amerikanë dhe evropianë kanë thënë se do të qëndrojnë pranë Ukrainës derisa të garantohet sovraniteti i saj.
Aleatët e Ukrainës gjithashtu vazhdimisht po i dërgojnë edhe ndihma ushtarake.
“Rusia mund t’i japë fund luftës në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina, në vend që të vazhdojë të kryejë sulme brutale kundër qyteteve, porteve dhe njerëzve të Ukrainës çdo ditë”, tha Departamenti i Shtetit në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me furnizimet me armë.
Ndryshe, Ukraina po përgatitet për bisedimet e organizuara nga Zvicra që synojnë unifikimin e opinionit ndërkombëtar se si t’i jepet fund luftës. Rusia nuk është ftuar në samit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos