Teksa jeni në një romancë të re, ku ndiheni të përmbushur me partnerin/en dhe fluturat në stomak janë pjesë e përditshmërisë suaj, sërish nuk ndaloni dot së menduari për ish-in
Nëse kjo tingëllon si diçka e njohur dhe e përjetuar nga ju, mbani mend që ky fenomen nuk është unik, por tërësisht universal.
“Çdo marrëdhënie ndikon në një mënyrë te ne, për mirë apo për keq. Këto ndjesi ne i mbajmë për vete teksa ecim përpara në jetë dhe nisim një marrëdhënie të re,” thotë terapistja Nicole Saunders.
“Është shumë normale që përvojat tona të tanishme të shkaktojnë kujtime të së kaluarës. Për shembull, nëse partneri/ja juaj aktuale e do mëngjesin në shtrat dhe ky ishte një ritual që keni pasur me ish-in tuaj, ato kujtime natyrisht do të rishfaqen.”
Pa harruar faktin që ne jetojmë në një botë ku është më e lehtë se kurrë të mbash kujtime digjitale për një ish, nga shikimi i historive në Instagram te postimet, videot apo fotot.
Për shkak të një paragjykimi të quajtur “retrospektivë rozë”, ne priremi t’i kujtojmë marrëdhëniet e kaluara në një dritë më të favorshme sesa i kemi përjetuar ato në periudhën kur kanë ndodhur.
Nëse e gjeni veten duke kujtuar një ish-partner/e, mund të jeni duke u përfshirë në atë që psikologët e quajnë “retrospektivë rozë”. Një fenomen që ndryshe etiketohet si “kujtimi euforik”.
Ky shtrembërim mund të ndikojë negativisht në përvojën tuaj të së tashmes dhe të shtrembërojë pritshmëritë për të ardhmen. Ndoshta, me kalimin e kohës kjo çon në idealizim të ish-it.
Nëse jeni ende duke menduar shpesh për ish-in tuaj, por nuk keni dëshirë të ktheheni së bashku, kujtimet janë ndoshta simbolike dhe pasqyrojnë gjërat që keni mësuar për veten tuaj, sipas ekspertëve.
“Këto kujtime mund të nxjerrin në pah aspekte të një marrëdhënieje që ju duhen ose nuk ju nevojiten, gjë që mund të jetë shumë e dobishme në thellimin e vetëdijes suaj,” shtoi terapistja, citon Anabel.
Duket se nuk ka një kohë të përcaktuar se kur duhet të jeni plotësisht të investuar në një romancë të re ose të ndiheni të shëruar pas një ndarjeje të vështirë. Nëse jeni emocionalisht të përfshirë në lidhjen tuaj të re, thjesht jepini kohë vetes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSekreti i Steve Jobs për ide brilante: Çfarë është “rregulli i 2 orëve” dhe si funksionon?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
A mund ta nxitosh dashurinë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime