Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.
Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan.
Përmes rezolutës, 11 korriku do të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda.
“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, ka pohuar në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse.
Në Srebrenicë – pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës – forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.
Çfarë parasheh teksti i rezolutës për Srebrenicën
1. vendos ta shpallë 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit;
2. dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u bën thirrje shteteve anëtare që t’i ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore [dhe] duke zhvilluar programe të përshtatshme drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të gjenocidit, si dhe përsëritjes së tij në të ardhmen.
3. gjithashtu dënon pa rezerva veprimet që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës;
4. thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe varrimin e dinjitetshëm të tyre, si dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorë të gjenocidit në Srebrenicë, që nuk janë përballur ende me drejtësinë;
5. u bën thirrje të gjitha shteteve që t’iu përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, dhe të drejtës ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke i pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë;
6. kërkon nga sekretari i përgjithshëm të krijojë një program informimi të titulluar “Gjenocidi i Srebrenicës dhe Kombet e Bashkuara”, duke i filluar aktivitetet e tij me përgatitjet për përvjetorin e tridhjetë në vitin 2025, dhe gjithashtu i kërkon sekretarit të përgjithshëm që ta sjellë rezolutën aktuale në vëmendjen e të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile, që ta respektojnë siç duhet;
7. i fton të gjitha shtetet anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatat tjera ndërkombëtare e rajonale dhe shoqërinë civile, përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe palët e tjera relevante, që ta respektojnë Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë rite dhe aktivitete të veçanta në kujtim dhe nder të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe edukim të duhur dhe aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kaos në aeroportin e madh të Londrës pas evakuimit për shkak të ‘sendit të dyshimtë’ në një bagazh
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t’i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Shkaku i sanksioneve amerikane, shumica e aeroplanëve rus Airbus janë jashtë funksionit
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje