LAJMI I FUNDIT:

Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit

Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka marr pjesë në Forumin Ekonomik Transatlantik të Evropës Juglindore që është zhvilluar në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e që në qendër të diskutimeve kishte forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-së.

Rafuna, në emër të Republikës së Kosovës, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit “Fuqizimi i bashkëpunimit turistik transatlantik në mes të Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara” që ishte dhe pika kulmore e këtij forumi dy-ditor.


Forumi u organizua nga “Transatlantik Leadership Network” në bashkëpunim me “Atlantic Council” dhe u mbajt në Capitol Building, në selinë e Senatit dhe të Kongresit Amerikan.

Për dy ditë rresht, pjesëmarrësit kanë diskutuar për mundësitë dhe sfidat e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-së, me theks të veçantë te rëndësia e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, të turizmit, bankave
e financave dhe digjitalizimit.

Ndër folësit kryesorë në panelet e organizuara për dy ditë ishin edhe Zëvendës-Asistent-Sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin për Tregti të SHBA-së, David S. De Falco, drejtori i lartë Qendrës Europiane të Atlantic Council, Jorn Fleck, Presidenti i Transatlantic Leadership Network, Daniel Hamilton, kryetarët e odave ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të qeverive të këtyre vendeve, të komunitetit të biznesit dhe të organizatave ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

ZiuuRugs
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë

Eurokoha
Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Shpejt dhe shijshëm - Pashteta Perfetta për mesvakte energjike!

Perfetta Pashteta
Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Vitaland
Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare

Edhe pak orë na ndajnë nga Karnavali “Golden Eagle” në Suharekë: Tri ditë festë, kulturë dhe argëtim nga të gjitha trojet shqiptare

Elfije Boletini
Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren

Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren

Grand Residence Prizren
Kalo në kategori