LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili është pjesë e koalicionit VLEN, sot ka komentuar deklaratat e Ali Ahmetit, i cili tha se “ngjarjet e fundit politike mund të çojnë në vëllavrasje”, duke iu referuar vendimit të KSHZ-së që të ketë rivotim.

Kasami tha se VLEN nuk është e interesuar për asnjëlloj krize apo konflikti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën , konkretisht në vitin 2008, ka qenë e dakorduar mes Aliut dhe Menduhit që sot janë bashkë, që të ketë vëllavrasje. Ne si koalicion VLEN nuk jemi të interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti, apo mos të themi të një situate pak më të rëndë”.


“Ne do të kërkojmë që qytetarët ditën e mërkurë të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre dhe të tregojnë se kush duan t’i përfaqësojnë në Kuvend. Vendimi i qytetarëve është i tyre dhe nuk e di pse duhet të ketë vëllavrasje. Nëse ata kanë besim te votat që i kanë marrë nuk e di pse janë të shqetësuar”, tha Kasami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori