LAJMI I FUNDIT:

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën preliminare, ku ka ftuar plotë 38 futbollistë, për të pasur një pasqyrë më të qartë kur ta publikoj listën finale prej 26 lojtarëve të ftuar.

Trajneri Murat Yakin nuk ka arritur ende të vendos përfundimisht se cilët lojtarë do t’i ftojë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.


Kështu, trajneri me prejardhje turke ka vendosur të ftojë plotë 38 futbollistë për një kamp disa ditor para fillimit të Evropianit.

Në listën preliminare të Helvetikëve bëjnë pjesë plotë gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare, ku listës i prijnë dy yjet e përhershëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Përveç Xhakës dhe Shaqirit, në këtë listë jo përfundimtare janë ftuar edhe mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushorët Uran Bislimi e Ardon Jashari dhe sulmuesi Andi Zeqiri.

Faqja zyrtare e Zvicrës ka njoftuar se lista përfundimtare prej 26 futbollistëve do të publikohet me 7 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Legjendat e futbollit që nuk kanë fituar asnjëherë Kampionatin Evropian - 12 emra të mëdhenj të futbollit pa trofe

Legjendat e futbollit që nuk kanë fituar asnjëherë Kampionatin Evropian - 12 emra të mëdhenj të futbollit pa trofe

Përfaqësueset
Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Yamal reagon ndaj krahasimeve me Messin dhe reflekton qëndrimin për fanellën me numër 10

Ndërkombëtare
Kalo në kategori