LAJMI I FUNDIT:

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë – do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë – do të ketë shi me baltë

Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin, nga dita e enjte do të fillojnë të largohen gradualisht nga rajoni ynë, duke u lënë vendin masave të ngrohta.

Sipas MeteoKosova, megjithatë, nuk pritet stabilizim i plotë dhe afatgjatë.

Kështu, këto masa më të ngrohta do të vijnë nga Afrika Veriore, duke bartur me vete edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, të cilat në kombinim me reshjet e shiut, do të përzihen edhe me baltë.


Nga dita e premte priten intervale më të gjata me diell, përderisa pritet edhe ngritje e ndjeshme e temperaturave, rreth 30°C në Rrafshin e Dukagjinit.

Edhe të shtunën parashihet mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta, të cilat pritet të arrijnë rreth 30°C. Vonë pasdite apo në mbrëmje pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat mund të gjenerojnë reshje lokale shiu.

Të dielën mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht gjatë ditës pritet të ketë rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh. Temperaturat pësojnë ulje me ardhjen e reshjeve.

Pluhuri Saharian parashikohet të jetë prezent të pakten deri nga mesi i javës së ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori