Është lansuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë si dhe do tu mundësohet bizneseve vendore të hyjnë në tregje të reja ndërkombëtare.
Kryeministri Albin Kurti tha se platforma “Made in Kosova” nuk është simbolike, por do të përmbajë informata të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit, me shifra që do t’iu shërbejnë investitorëve potencial në Kosovë.
“Ky projekt paraqet potencialin, kreativitetin dhe veprimtarin e vendit tonë drejt një njohje të gjerë të një tregu ndërkombëtar përmes misioneve tona diplomatike dhe konsullore. Hapa si ky që jemi mbledhur sot është hap përpara dhe çdo hap përpara shton dritë në rrugën që na pret… Sot shpalosim platformën MIK që jo rastësisht nënkupton Made in Kosova. Platforma Made in Kosova nuk është simbolike por përmban informatat të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm që iu shërbejnë investitorëve potencial por tregojnë transparencën që qeveriset vendi ynë… Synimi i platformës dhe këndit Made in Kosova është që të ndërtojë një imazh të fuqishëm dhe besueshëm të Kosovës duke shtrirë mundësitë për bizneset vendore për të hyrë në tregjet e reja dhe për të tërhequr investime të huaja”, tha ajo.
Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përmes përhapjes së kësaj iniciative Kosova do të bëhet një aktor i rëndësishëm në skenën globale.
Ajo tha se platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit dhe eksportit.
“Duke mbështetur dhe përhapur këtë iniciativë ne do ta bëjmë Kosovën një aktor të rëndësishëm në skenën globale dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Synimi jonë është që të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha odat ekonomike, shoqatat, bizneset si dhe prodhuesit dhe artistët vendor për të ngritur imazhin e vendit në botë për të fuqizuar diplomacinë ekonomike dhe për të qenë konkurrent të fortë në tregun evropian të vlerave përmes produkteve ‘Made in Kosova’. Platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit, eksportit, ngjarjeve të ndryshme si dhe informata të tjera relevante për mërgatën tonë”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, lansimin e platformës “Made in Kosova” e mirëpriti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
“Mbështetja e qeverisë amerikane për platformën ‘Made in Kosova’ përmes mbështetjes nga USAID do të krijojë hapësirë për diçka që ne që vijmë nga trupi diplomatik e dimë se është e rëndësishme. Investitorët e ardhshëm të përkushtuar në Kosovën e vërtetë dhe të ofrojnë informacione vepruese se si të investojnë, si të operojnë këtu. Me kalimin e kohës nëpërmjet investimit të tyre ndërkombëtar në kompani tregtare si ajo e Agon-it do të ofrojë mundësi edhe më të mëdha për të gjithë kosovarët, dhe ata gjithashtu do të ndihmojnë në ndryshimin e kësaj bisede globale dhe perceptimit global për Kosovën. Ne duam të ndihmojmë në largimin e koncepteve të gabuara, ne duam të ndihmojmë popullin e Kosovës të demonstrojë një të vërtetë themelore, se ky është një vend absolutisht i mbushur me punonjës dinamikë, të rinj produktivë, të cilët zhvillojnë dhe ofrojnë produkte me cilësi të lartë. Ata prej nesh që kanë privilegjin të jetojnë dhe punojnë këtu e dinë këtë”, tha Hovenier./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A