LAJMI I FUNDIT:

Nuggets dhe Pacers barazojnë serinë gjysmëfinale ndaj Timberwolves dhe Knicks

Nuggets dhe Pacers barazojnë serinë gjysmëfinale ndaj Timberwolves dhe Knicks

Denver Nuggets ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Minesota Timberwolves për të barazuar serinë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në 2-2.

Nuggets kanë triumfuar me tetë pikë diferencë 115:107 në fushën e Timberwolves.


Nikola Jokic ishte më efikasi në këtë takim me 35 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Ai u ndihmua nga Aaron Gordon i cili shënoi 27 pikë në gjuajtjen fenomenale 11/12, ndërsa Jamal Murray shënoi 12 nga 19 pikët e tij në çerekun e tretë.

Anthony Edwards shënoi 44 pikë në një tjetër paraqitje spektakolare për Minesota, por Timberwolves humbën të dytën radhazi në shtëpi dhe humbën avantazhin e fushës së shtëpisë.

Ndeshja e pestë do të zhvillohet në Denver të mërkurën në mëngjes me orën tonë lokale.

Tyrese Haliburton shënoi 20 pikë, TJ McConnell shtoi 15 pikë dhe 10 asistime, dhe Indiana Pacers mposhtën New York Knicks 121:89 në parket e tyre dhe barazuan në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore në 2:2.

Haliburton gjithashtu pati gjashtë kërcime, pesë asistime dhe katër tre pikë, dhe Pacers kishin një epërsi prej 43 pikësh në një pikë dhe arritën një nga fitoret më të lehta ndonjëherë në ‘Play-Off’.

Knicks kishin tre lojtarë që realizuan pikë dyshifrore në këtë sfidë.

Alec Burks e përfundoi ndeshjen me 20 pikë, Jalen Brunson shënoi 18 dhe Deuce McBride 16 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori