Dogana e Kosovës ka arritur të shënoj rekorde të reja. Në një njoftim për media Dogana ka bërë të ditur se dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro.
“Kjo arritje paraqet një rritje të madhe prej 78 milionë euro, ose mbi 18%, krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar, duke tejkaluar dukshëm edhe projeksionin prej 6% për këtë vit fiskal.
Këto të hyra janë mbledhur edhe pse efekti në lirimet e taksave sipas vendimeve të Qeverisë për importin për prodhuesit dhe thellimi i lirimeve nga marrëveshjet e tregtisë së lirë janë thelluar dukshëm”, thuhet në njoftim.
Dogana shton se në këtë periudhë janë liruar 79 milionë euro taksa të kësaj kategorie apo 21 milionë më shumë se viti paraprak.
“Ngjashëm, bazuar në vendimin e Qeverisë, është bërë progres i rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë, veçanërisht me funksionimin efikas të zhdoganimit në portin e Durrësit dhe terminaleve të operuara nga shteti. Ky progres ka rezultuar në një kursim të konsiderueshëm të kostos prej 4.3 milionë euro gjatë periudhës tre mujore, ndërsa që sipas trendit të progresit, ne parashikojmë që ky kursim të përshkallëzohet, duke arritur deri në 20 milionë euro deri në fund të vitit, duke optimizuar më tej proceset tona tregtare dhe duke përmirësuar rritjen ekonomike e njëkohësisht duke ndikuar në uljen e çmimit tek konsumatori”, thuhet tutje në njoftim.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të nxitur një mjedis të favorshëm për eksportin, tregtinë dhe gjenerimin e të ardhurave, duke kontribuar në prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBajrami për subvencionet e Qeverisë Kurti: Prej 233 milionë euro, vetëm 58.6 milionë e dimë se ku kanë shkuar
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Bitcoin arrin vlerën historike - shkon mbi 93 mijë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit