LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët e ushtrisë izraelite bombardojnë objektet e Hezbollahut në jug të Libanit

Aeroplanët e ushtrisë izraelite bombardojnë objektet e Hezbollahut në jug të Libanit

IDF-ja izraelite ka njoftuar se aeroplanët e tyre luftarakë kanë bombarduar disa objekte në jug të Libanit, ku operativët e Hezbollahut ishin tubuar.

Aeroplanët izraelitë goditën dy ndërtesa në Ayta ash-Shab, ku sipas inteligjencës izraelite po qëndronin operativët e Hezbollahut, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu është bërë e ditur se është bombarduar edhe objekte tjera në Naqoura dhe Majdal Zoun, që shfrytëzoheshin nga Hezbollahu.

SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve
Lexo po ashtu SHBA gati t’i vendosin sanksione njësisë ushtarake izraelite, për shkelje të drejtave të njeriut kundër palestinezëve

Janë publikuar edhe pamjet e bombardimit, ku shihet sesia raketa fillimisht lokalizon një veturë që ishte në lëvizje dhe më pas disa raketa që godasin një objekt.

Ndryshe ushtria izraelite raportohet të ketë vazhduar sulmet ajrore në jug të Gazës, ku është raportuar për dhjetëra palestinezë të vrarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë. /Telegrafi/