LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t’iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t’iu tregojnë prindërve të tyre problemet
Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma ka shprehur ndjenjat e saj të thella në rrjetet sociale në pasojë të dy ngjarjeve të rënda në Pejë dhe Ferizaj, ku dy gra humbën jetën nga dhuna e bashkëshortëve të tyre.

Në një postim të rëndësishëm në Facebook, interpretuesja e hitit “Dhe për mu do të ketë një zemër”, shprehu zemërimin e saj ndaj mentalitetit që lejon dhe justifikon dhunën ndaj grave. Ajo i thuri në mënyrë të ashpër një kritikë shoqërisë që vazhdon të tërheqë veshin ndaj formave të dhunës dhe trajtimit të keq të vajzave dhe grave.

Statusi i saj i fuqishëm fillon me fjalë të drejtpërdrejta, që dënojnë në mënyrën më të ashpër këtë mentalitet të dhunshëm, “Alamet ‘burrash’! Të dhj*fsha në mentalitet të poshtër…”.


Vesa Luma vijon të bëjë thirrje për ndryshim, duke theksuar nevojën për pavarësi financiare të grave si një hap i rëndësishëm drejt lirisë dhe sigurisë personale.

Ky është statusi i plotë i Vesës (pa ndërhyrje):

“Alamet “burrash”! Te dhj*fsha ne mentalitet te poshter qe fillon nga menyra se si trajtohen vajzat (qe femije,e deri sa te martohen)
Vajza qe nuk kane guxim ti tregojne prinderve qe kane probleme me burrat e tyre (sepse “ska ku kthehet më”)
Vajza e gra te dashura- ju qe jeni ende ne kohe..punoni,punoni fort qe te krijoni pavaresine tuaj financiare! Sot ka qindra mundesi …
Ju qe po kaloni ne probleme te tilla dhe nuk keni guxim te shkeputeni nga ajo lidhje..mendoni qe jeta juaj eshte shume me vlefshme se cdo problem qe mund te pasoj ,pasi jeni kthyer ne shtepite tuaja te familja qe ju ka rritur- sepse jam e bindur qe zemra e nje nene e nje babai i nje vajze eshte shume e madhe”, ka shkruar Vesa Luma. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës

Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Kalo në kategori