LAJMI I FUNDIT:

Flet axha i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj, thotë se çifti ishin ndarë para një viti

Flet axha i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj, thotë se çifti ishin ndarë para një viti

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur ditën e premte në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, V.A 36-vjeçar. Vrasja e rëndë ndodhi në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale.

Viktima ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, 15-vjeçar i cili u plagos po ashtu nga i dyshuari V. A, transmeton Telegrafi.


Axha i viktimës, Idriz Cokli në emisionin Kosova Today, ka deklaruar se viktima ka qenë e ndarë më dorasin, përreth një viti, transmeton Telegrafi.

Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj
Lexo po ashtu Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj

Ai gjithashtu ka treguar se vëllai ka tentuar ta shpëtojë motrën.

“Vëllai ka tentu me shpëtu motrën e tij, atij i ka shkrepur në dorë, ndërsa vajzës në gjoks. Masanej ai thotë se nuk din asgjë… Policia e ka zënë kriminelin, dhe si shkon ai ashtu në gjykatë kokën lartë… brengosja ime është kjo, dyshoj se ka drejtësi..Që një vit janë ndarë, kanë pasur mosmarrëveshje, diferenca e viteve etj”, pohoi ai.

Tutje, ai ka thënë se djali i viktimës është duke qëndruar te Qendra për Punë Sociale, dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ai po ashtu ka treguar se e ndjera ka pasur dhunë psiqike nga ish-bashkëshorti i saj.

“Ky kriminel duhet të dënohet në mënyrë maksimale, të jetë dënim meritor”, theksoi ai.

Vrasja e gruas në Ferizaj u dënua ashpër, ndërsa ndaj të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muajsh./Telegrafi/