Moment spektakolar: Qindra “pinguinë-foshnjë” që kërcejnë nga një shkëmb akulli 15 metra në Antarktidë për të notuar për herë të parë
Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur qindra “foshnja pinguinësh” kërcyen nga një shkëmb akulli rreth 15 metra të lartë në Antarktidë.
Një ekip filmi i National Geographic ishte duke vizituar gjirin e Atka në raftin e akullit Ekstrom, kur ata panë rreth 700 zogj pinguin që mblidheshin në buzë të një shkëmbi, përcjell Telegrafi.
Dhe për habinë e tyre, zogjtë filluan të kërcejnë nga maja, përpara se të përplaseshin në ujërat e akullta të oqeanit poshtë.
Fatmirësisht, zogjtë dolën nga aty të palënduar.
“Ky moment spektakolar është dëshmuar nga shkencëtarët edhe më parë, por kjo është hera e parë që kjo sjellje e rrallë filmohet për televizion”, thuhet në shpjegimin e National Geographic.
Antarktida është shtëpia e 66 kolonive të njohura të pinguinëve ”Perandori”, të cilët zakonisht rriten dhe rritin zogjtë e tyre në dimër.
Çdo janar, kur zogjtë janë rreth pesë muajsh, ata i nënshtrohen një procesi në të cilin çuditërisht, ky mësim noti zhvillohet pa mbikëqyrjen e ndonjë pinguini të rritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251