Qytetarët e komunës së Obiliqit vazhdojnë të ballafaqohen me ndotje të ambientit e ajrit, kjo për shkak nga tymi i madh që po krijohet nga djegia e plastikëve e materialeve të dëmshme për ambientin në hapësirat e brendshme dhe përreth Korporatës Energjetike të Kosovës.
Kjo gjendje është krijuar edhe gjatë ditës së djeshme nga Termocentrali “Kosova A”, e cila ka vazhduar pothuajse gjithë ditën. Kështu thonë për KosovaPress qytetarët nga kjo komunë, për çfarë kërkojnë edhe zgjidhje të këtij problemi të kamotshëm. Megjithatë, nga komuna zotohen se do të bëjnë përmirësim të gjendjes.
Të shqetësuar me këtë dukuri janë qytetarët. Qytetarja, Zelushe Kelmendi derisa shprehet e shqetësuar për ndotjen e ambientit që po bëhet në këtë komunë, thotë se tymi i shkaktuar dje ka zgjatur pothuajse gjithë ditën.
“Erërat kanë qenë të forta, sa jo vetëm Obiliqin, por në gjitha anët ka shkaktuar problem…Ka pasur ndotje të madhe, kjo edhe për shkak erës të fortë…gati gjithë ditën ka qenë”, thotë Kelmendi.
Kështu kanë thënë edhe qytetarët e tjerë.
Në anën tjetër, kryetari nga kjo komunë, Xhafer Gashi ka thënë se vazhdimisht janë duke i shprehur shqetësimet e tyre ndaj këtyre dukurive, porse shton se KEK-u duhet të ketë përmirësime në këtë drejtim.
“Zakonisht i shprehim shqetësimet ndaj këtyre dukurive të KEK-ut në vazhdimësi dhe mbesim me shpresë që KEK-u t’i përmirësojë”, thotë Gashi.
Ndërkaq, drejtoresha për Mbrojtje dhe Mjedis në Komunën e Obiliqit, Fitore Hashani ka thënë se ndotja e djeshme ka ardhur si pasojë e ndezjes së zjarreve, plastikeve, e materialeve të dëmshme për ambientin.
“Kemi pas disa shqetësime edhe me disa djegie që po bëhen nga shkelësit e ambientit, kryesisht në rrethinën e KEK-ut, që këto javët e fundit na kanë shqetësuar goxha si shumë në mungesë të inspektoratit të ambientit ne po mundohemi të bëjmë zgjidhje, edhe pse jemi në koordinim me ministrinë dhe KEK-un që këto gjëra negative të eliminohen. Mirëpo nuk është që ja kemi dalë qind për qind. Kemi pas ndezje të zjarreve dhe të plastikeve e materialeve të dëmshme për ambientin në hapësirat e brendshme dhe përreth KEK-ut. Ne i kemi të vazhdueshme shkresat dhe gjithçka, po mundohemi me KEK-un t’i eliminojmë apo zbusim, por për shkak të teknologjisë së vjetër të KEK-ut ende nuk kemi arritur”, thotë Hashani.
Lidhur me këtë problem, zëdhënësi KEK-u, Skender Bucolli, ka thënë se ky institucion është duke investuar dhe punuar në këtë drejtim, porse ka shtuar se janë edhe gurthyesit dhe industria tjetër që po ndikojnë në ndotje të ambientit.
“KEK-u vetëm në rastet kur ka startim të njësive, që është e natyrshme që çdo njësi prodhuese kur të fillojë, është e ftohtë, e ka rreth katër orë derisa të stabilizohet, përndryshe KEK-u është konstant… Nuk është veç KEK-u por edhe gurëthyesit dhe industria tjetër… Ndërsa procesit të fillimit nuk mund t’i ikësh asnjë njësi në botë… Janë duke ndërmarrë masat, është investuar, tash po presim kemi projektin 76 milionë euro, që të ndërrohen elektricitet në “Kosovën B”, është projekti i impianteve të ujit… KEK-u ka investuar mbi 60 milionë euro mjete vetanake në elektricitet të “Kosova A”, në mbulimin e kodrës prej 250 hektarë që ka qenë depononi e trashëguar, e kemi gjetur ashtu, e me radhë”, ka thënë Bucolli.
KEK-u vazhdimisht ka qenë ndotësi më i madh në Obiliqi dhe rrethinë, për çka ishte konstatuar se është alarmante për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama