LAJMI I FUNDIT:

Festival golash në Stamford Bridge: Chelsea bën mrekulli përballë Man United – çmenduri nga Cole Palmer

Festival golash në Stamford Bridge: Chelsea bën mrekulli përballë Man United – çmenduri nga Cole Palmer

Chelsea ka fituar 4-3 përballë Manchester United në derbin që u luajt në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.

Pas katër minutash lojë, Conor Gallagher i kaloi Blutë në epërsi, duke ndezur turmën në Stamford Bridge.

Në minutën e 19-të, Marc Cucurella fitoi një penallti, nga një ndërhyrje e Antony, të cilën në gol e konvertoi Cole Palmer.


Por, pas këtyre dy golave, Djajtë e Kuq filluan  këndelljen, duke shënuar dy gola për pesë minuta.

Ishte Alejandro Garnacho, ai që shënoi për 2-1, duke përfituar nga një gabim i Moises Caicedo në minutën e 34-të.

Për 2-2 u përkujdes Bruno Fernandes që u asistua nga Diogo Dalot, e që pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Chelsea ishte sërish ekip më i mirë në pjesën e dytë, duke arritur të fitojnë takimin në fund të ndeshjes.

Në minutën e 67-të, Garnacho shënoi golin e dytë personal, kur Antony e shërbeu në mënyrë perfekte për 3-2.

Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe shënuan dy gola në sekondat e fundit të takimit me anë të Cole Palmer (90+10′ dhe 90+11′), që fillimisht realizoi nga penalltia për 3-3, dhe më pas për 4-3.

Pas javës së 31-të, Man United gjendet në vendin e gjashtë me 48 pikë, ndërsa Chelsea në të 10-in me 43 pikë.

Në xhiron e 32-të, United do ketë punë me Liverpoolin, ndërsa Blutë me Sheffield United. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori