LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Cyrihut ku ligjëroi edhe Ajnshtajni tërhiqet vullnetarisht nga renditja botërore e universiteteve

Universiteti i Cyrihut ku ligjëroi edhe Ajnshtajni tërhiqet vullnetarisht nga renditja botërore e universiteteve

Me anë të një deklarate, Universiteti i Cyrihut (UZH) ka konfirmuar se po tërhiqet nga renditja vjetore e Times Higher Education (THE).

Kjo pasi sipas UZH-së, kriteret e përdorura për realizimin e renditjes nuk pasqyrojnë më cilësinë reale të mësimdhënies.


Ndryshe, Times Higher Education World University Rankings është një botim që vlerëson universitetet në mbarë botën sipas cilësisë së rezultateve të tyre në mësimdhënie.

Kjo renditje është një nga studimet universitare më të cituara në botë, me shumë institucione akademike që krenohen me pozitën e tyre në listë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, Universiteti i Cyrihut argumentoi se renditja e THE “nuk është në gjendje të pasqyrojë gamën e gjerë të aktiviteteve në mësimdhënie dhe kërkimeve të ndërmarra në universitet”.

Gjithashtu, universiteti argumentoi se renditjen e udhëheqin institucionet që përqendrohen në rritjen e numrit të botimeve, e jo ato që kanë cilësi në përmbajtjen e tyre.

Si rezultat i kësaj, Universiteti i Cyrihut i cili doli i 80-ti në renditjen e vitit 2024, tha se nuk do t’i jap më të dhënat e tij botimit.

Kjo deklaratë i bashkohet edhe shumë institucioneve tjera që e kritikojnë renditjen. Një nga pretendimet më të zakonshme është se ajo favorizon institucionet që ligjërojnë “shkenca mbi ekonominë dhe shkenca humane”, duke ngritur kështu shqetësime për anshmëri.

Por, bëhet e ditur se ajo që e karakterizon këtë universitet është edhe karriera e lidhur ngushtë e Albert Ajnshtajnit me të.

Ajnshtajni që nga viti 1896 deri në vitin 1900 studioi fizikë në Institutin e Teknologjisë së Cyrihut (ETH), ndërsa në vitin 1905 paraqiti tezën e doktoraturës në Universitetin e Cyrihut.

Doktoratura iu dha në janar të vitit 1906, prej kur ai filloi të punojë si profesor i fizikës teorike fillimisht në Universitetin e Cyrihut (1909-1911) e pastaj në ETH (1912-1914). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori