LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Sulmuesit: Çdo fëmijë që e do futbollin dëshiron të rritet për t’u bërë i tillë, ata janë në krye të lajmeve dhe janë në qendër të momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit.

Nuk ka pasur mungesë të sulmuesve të jashtëzakonshëm ndër vite, me disa nga më të mirët që kanë zbukuruar kampionatet elitare evropiane dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Por, cilët janë sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave?


Duke marrë parasysh golat, trofetë e fituar dhe sulmuesin që është pozicioni i tyre kryesor (nuk do të gjeni Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin këtu), faqja sportive SportBible ka renditur 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

‘Fenomeni’ Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë në histori, askush nuk do të mund t’i bënte ballë
Lexo po ashtu ‘Fenomeni’ Ronaldo zgjedh formacionin më të mirë në histori, askush nuk do të mund t’i bënte ballë

10: Marco Van Basten

Nëse 304 gola në 437 paraqitje në karrierë nuk ju tregojnë se sa i mirë ishte Marco Van Basten, atëherë 19 trofe të mëdhenj, tre çmime të Topit të Artë dhe një çmim për lojtarin më të mirë të FIFA-s duhet të jenë.

Holandezi ishte magjik për Milanin dhe Ajaxin dhe e ndihmoi kombin e tij t’i jepte fund thatësirës së trofeve në Euro 1988.

9: Jimmy Greaves

Ju ndoshta keni dëgjuar të afërmit më të vjetër të zhurmojnë teksa flasin për Jimmy Greaves, por po, ai ishte vërtet aq i mirë.

Fituesi i Kupës së Botës 1966 luante me Tottenham dhe Milan, dhe shënoi 357 gola në ligën më të mirë të Anglisë. Alan Shearer asnjëherë nuk e arriti.

8: Thierry Henry

Ndoshta lojtari më që ka hijeshuar më së shumti ndonjëherë Ligën Premier, pasi të shikoje Thierry Henryn duke luajtur për Arsenalin ishte diçka që kufizohej me një përvojë sensuale.

Gjithë finesa, klasi dhe bukuria nuk është e lehtë të harrohet dhe përveç kësaj, francezi shënoi 417 gola në 936 ndeshje në karrierë.

7: Ronaldo Nazario

Jo Cristiano Ronaldo, por Ronaldo i ‘vërtet’: Ronaldo Luis Nazario de Lima ishte lojtari për t’u shikuar.

Midis 1996 dhe 2002 nuk kishte asnjë sulmues më të mirë në planet, e tillë ishte bukuria dhe brutaliteti me të cilin Ronaldo shënoi gola për Barcelonën, Interin dhe Brazilin gjatë asaj periudhe.

Lëndimi i grabiti mizorisht brazilianit një qëndrim të zgjatur në stratosferën e futbollit, duke i bërë 414 golat e tij në 616 ndeshje edhe më mbresëlënëse.

6: Alfredo Di Stefano

Superylli i parë i vërtetë i futbollit, Alfredo Di Stefano është padyshim lojtari më i madh i Real Madridit ndonjëherë.

Pasi Real Madridi rrëmbeu transferimin e tij nga Barcelona – sulmuesi fitoi pesë Kupa Evropiane (Liga të Kampionëve) dhe tetë tituj të La Ligës.

Në 706 ndeshje në karrierë, ai shënoi 509 gola dhe fitoi 22 tituj të mëdhenj.

5: Eusebio

317 gola në 301 ndeshje për Benficën është një numër sinqerisht absurd, për të mos përmendur 623 golat që ai shënoi në një karrierë prej 641 ndeshjesh.

17 trofetë e karrierës nuk janë gjithashtu keq, megjithëse një fitore në turne me Portugalinë ishte e vetmja gjë që i mungonte karrierës së Eusebios, ndryshe vezulluese.

4: Romario

Me 745 gola në 886 ndeshje, është befasuese që Romario nuk e fitoi kurrë Topin e Artë.

Golashënuesi brazilian u bë legjendë në PSV Eindhoven dhe fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 1994.

Fakti që ai nuk kaloi shumë kohë të karrierës së tij në klube vërtet elitare, ka tendencë të llogaritet kundër Romarios, por faqja sportive ka vendosur t’i jap atij meritën që meriton.

3: Gerd Muller

Legjenda gjermane, Gerd Muller është një nga sulmuesit më të dekoruar në histori, pasi ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, tre Kupa Evropiane (Liga të Kampionëve), katër Bundesliga dhe katër Kupa të Gjermanisë.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Bayern Munich shënoi 568 gola nga 722 ndeshje në karrierë për klubin dhe u emërua si golashënuesi më i mirë 17 herë në pesë gara të ndryshme gjatë karrierës së tij.

2: Ferenc Puskas

709 gola në 718 ndeshje e shënojnë Puskasin si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ashtu si edhe numri i trofeve që ai fitoi me Real Madridin.

Edhe pse ai e udhëhoqi Hungarinë drejt medaljes së artë olimpike në vitin 1952 dhe fitoi 10 trofe në Madrid, ai kurrë nuk e fitoi Topin e Artë.

1: Pele

Do të ishte vetëm një sulmues në pozitën numër një dhe ai padyshim është Pele.

Pele bëri gjëra me një futboll që askush nuk ka mundur t’i bëjë që atëherë, dhe ai e bëri këtë për tërë karrierën e tij 21-vjeçare.

Braziliani mbetet lojtari i vetëm që ka fituar Kupën e Botës në tre raste të ndryshme.

Për gola mos të flasim pasi 1,279 golat e tij në 1,363 ndeshje, ku përfshihen miqësoret, njihet si një rekord botëror i Guinness. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

Ndërkombëtare
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë

Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë

La Liga
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

La Liga
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Premier League
Kalo në kategori