Arjana Hajra te dera e shtëpisë vazhdon çdo ditë të pres një përgjigjeje për shkakun e vdekjes së të bijës 4-vjeçare.
Asaj i kishte ndërruar jetë e bija në QKUK në shkurt të këtij viti e që atëherë shkakun e vdekjes së saj e ka të paqartë.
Kjo ngase dhimbjeve të së ndjerës, i kishte paraprirë një rrahje nga familjarët që po ashtu ishin të mitur.
E që nga mbyllja e të pames, derën e as telefonin thotë se nuk ua ka hapur askush nga institucionet.
“Jo, tash na s’kemi marrë kurgjo hiç asnjë përgjigje. Po presim qato rezultate, qato analiza me dal dhe me marrë vesh prej çkafit ka vdek ajo. Qit përgjigje kam qef me m’ardh ma shpejtë se po du me dit a ka ndërru jetë prej infeksionit apo prej t’rrahmes”, tha Arjana Hajra, nëna e 4-vjeçares.
Dritë mbi rastin që ishte cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritej të hidhte raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i 4-vjeçares për obduksion.
Por krahas këtij të fundit, IML po zhvillon edhe analiza shtesë.
“Lidhur me rastin, janë duke u bërë analiza plotësuese mikrobiologjike dhe histopatologjike të cilat kryhen në institucionet tona. Këto analiza marrin kohë deri në derisa javë. Është rregull që të analizohen mostrat e gjakut në këtë rast për konfirmim të shkaktarit të infeksionit (sepsesës) si dhe ndryshimeve mikroskopike në organe për të kompletuar raportin”, tha Ditor Haliti, drejtor i IML-së.
E nga Prokuroria, nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth vazhdës së hetimeve.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast. Siç ju kemi njoftuar urdhëresa për autopsi është lëshuar nga ana e prokurorisë, dhe ende nuk e kemi pranuar raportin e autopsisë nga IML”, tha Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë në Gjakovë.
Katër vjeçarja kishte ndërruar jetë më 19 shkurt të këtij viti në QKUK ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një infeksion në gjak./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje