LAJMI I FUNDIT:

Pse uji ku jeton peshku i artë është shpesh i turbullt

Pse uji ku jeton peshku i artë është shpesh i turbullt

Nëse uji i akuariumit është i gjelbër, keni problem me algat, nëse është i bardhë – në të “lulëzojnë” bakteret dhe nëse është i verdhë apo gri, nuk e keni larë mirë akuariumin

Peshqit e artë janë kafshë të qeta dhe interesante, nuk janë të shtrenjta dhe nuk zënë shumë hapësirë, kështu që nuk është për t’u habitur që ata janë një zgjedhje kaq e popullarizuar e kafshëve shtëpiake për fëmijët dhe pronarët fillestarë.

Por çfarë duhet të bëni nëse zgjoheni një mëngjes dhe zbuloni se uji në të cilin jeton peshku i artë është bërë i rrezikshëm dhe i turbullt? Nuk keni nevojë për panik, sepse edhe uji i turbullt ka një “ilaç”!


Pse uji në akuariumin ku jeton peshku i artë bëhet i turbullt?

Akomodimi i keq

Nëse e mbani peshkun tuaj të artë në një tas të zakonshëm, zëvendësoni atë me një akuarium më të vogël: mbajtja e një peshku të artë në një tas është një praktikë e keqe për disa akuaristë, sepse peshku nuk ka hapësirë të mjaftueshme.

Në vitin 2003, këshilli i qytetit të Monzas në Itali miratoi një dekret që ndalonte qytetarët të mbanin peshq të artë në tas, duke përmendur “nivele të dobëta të oksigjenit në ujë”.

Megjithatë, kjo është vetëm një nga arsyet për të mos mbajtur peshkun në një tas. Një peshk i kuq i zakonshëm mund të rritet deri në 25 cm, dhe një enë e vogël definitivisht nuk do të jetë një shtëpi e mirë, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e ujit

Ngjyra e ujit mund të tregojë burimin e këtij ndryshimi: nëse uji është i gjelbër, ndoshta keni problem me algat, nëse është i bardhë (si xhami i ngrirë), bakteret po “lulëzojnë” në akuarium dhe nëse është të verdhë ose gri, ndoshta nuk e keni larë mirë akuariumin.

Rritja e tepërt e algave

Nëse në muret e akuariumit shfaqen depozita të gjelbra, bëhet fjalë për algat, ndaj shtoni pë ujë peshq ose kërmij që ushqehet me to. Eliminoni algat nga akuariumi dhe largojeni atë nga rrezet e diellit direkte. Nëse kjo nuk e zgjidh problemin, ndizni dritën UV.

Rritja e baktereve

Nëse bakteret janë fajtorë për ujin e turbullt në akuarium, duhet të gjeni një produkt që do t’i eliminojë ato, zakonisht një antibiotik me spektër të gjerë. Ndonjëherë mund të duhen disa javë që uji të pastrohet.

Peshku i artë si kanakar shtëpiak
Lexo po ashtu Peshku i artë si kanakar shtëpiak

Filtri dhe ndërrimi i ujit

Nëse uji i akuariumit është i ndotur, pastroni filtrin dhe bëni një ndryshim të pjesshëm të ujit. Orari i ndryshimit të ujit do të varet nga madhësia e akuariumit, numri dhe speciet e peshkut dhe sa mirë funksionon filtri juaj.

Të ushqyerit e tepërt

Nëse jeni pronar fillestar i peshkut të artë, ndoshta e ushqeni atë shumë: ushqimi i tepërt i pangrënë patjetër do të mjegullojë ujin në akuarium dhe do të bëhet një terren i shkëlqyer për mbarështimin e baktereve. Ushqimi kalon në trupin e peshkut shpejt, prandaj ushqeni me vakte të vogla, disa herë në ditë. /Telegrafi/