Tifozët e provokuan me emrin e Messit, por Ronaldo u kërkon falje për gjestin e shëmtuar
Cristiano Ronaldo ka pranuar se kishte gabuar që bëri një gjest të turpshëm në fund të fitores së Al Nassr ndaj Al Shabab muajin e kaluar.
39-vjeçari bëri gjestin ndaj mbështetësve që i kishin brohoritur ‘Messi, Messi’ – teksa ai mbylli veshët përpara se të sinjalizonte drejt organit gjenital.
Si rezultat, Ronaldo u pezullua për një ndeshje nga federata e futbollit saudit dhe ai është zotuar të mos i përsërisë veprimet e tij, por përsëriti se do të kishte kaluar pa u vënë re në Evropë.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ish-sulmuesi i Real Madrid tha: “Unë gjithmonë do të respektoj kulturat e të gjitha vendeve, siç kam respektuar deri më sot, por jo gjithmonë ajo që njerëzit shohin është realitet”.
“Siç thashë dhe do ta them sërish, është e qartë që nuk do ta bëj më në këtë vend, por në Evropë është shumë normale”.
“Ndonjëherë pasioni dhe emocioni i lojës na nxitë të bëjmë disa gabime”, ka shtuar më tej portugezi.
Pezullimi i Ronaldos e bëri atë të humbasë barazimin 4-4 të Al-Nassr kundër Al-Hazm më 29 shkurt.
Al Nassr aktualisht ndodhet i dyti në tabelën e Ligës Pro Saudite, por është 12 pikë prapa liderit Al-Hilal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251