LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Ministrave të Minierave në Kanada, zëvendësministri Mjeku: Shtetet duhet të këmbejnë përvojat në sektorin minerar

Samiti i Ministrave të Minierave në Kanada, zëvendësministri Mjeku: Shtetet duhet të këmbejnë përvojat në sektorin minerar

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Ministrave të Minierave në Toronto të Kanadasë.

Ndërlidhur me temën e sivjetme “Minierat e përgjegjshme dhe transicioni energjetik”, Mjeku tregoi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook se ka foluar mbi përkushtimin e Republikës së Kosovës me nxitë efiçiencën energjetike, ekonominë qarkore dhe përgjegjësinë mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse.


Ai po ashtu tha se shtetet duhet të këmbejnë përvojat dhe të përsosin standardet ndërkombëtare të sektorit minerar, ndërsa theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi tregtisë me vende partnere që ushqejnë të njëjtat vlera demokratike.

“Fjalën hyrëse të samitit e mbajti ministri i energjisë dhe burimeve natyrore të Kanadasë, Jonathan Ëilkinson, ndërsa diskutimet i moderoi ish-ministri Brian Tobin. Në samit morën pjesë ministra e përfaqësues nga Bashkimi Evropian, ShBA, Argjentina, Australia, Finlanda, Franca, Gana, Gajana, Gjermania, Kazakistani, Kili, Mongolia, Norvegjia, Peruja e vende të tjera. Kompani të mëdha shumëkombëshe dhe shoqata joqeveritare paraqitën gjithashtu vërejtjet e tyre rreth sfidave mjedisore e shoqërore në sektorin minerar”, ka shkruar Mjeku.

Ndërkaq, Samiti i ministrave organizohet çdo vit nga Shoqata e Hulumtuesve dhe Zhvilluesve të Minierave të Kanadasë (PDAC), Forumi Ndërqeveritar mbi Minierat, Mineralet, Metalet dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, si dhe Forumi Ekonomik Botëror. Mbahet gjatë konferencës PDAC, që njihet si ngjarja më e madhe e minierave në botë. /Telegrafi/ 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Kalo në kategori