Nga: Erica Wagner / Financial Times
Përktheu: Granit Zela
I ndjeri Márquez kishte shprehur dëshirën që dorëshkrimi të mbetej i fshehur – por edhe historia ka të drejtën e saj.
Kur ishte gjallë, Gabriel García Márquez vendosi që romani i tij i fundit të mos botohej. Shkrimtari kolumbian – një nga më të mëdhenjtë e shekullit të 20-të, autor i Njëqind vjet vetmi dhe fitues i çmimit Nobel në 1982 – kishte vuajtur nga demenca, megjithëse vazhdonte të punonte. Pas vdekjes në vitin 2014, në moshën 87-vjeçare ky dorëshkrim i fundit iu bashkua arkivit të tij në Qendrën Harry Ransom në Universitetin e Teksasit, duke u mbajtur larg syve të publikut, në përputhje me vullnetit e shprehur.
Megjithatë, 10 vjet pas vdekjes, libri i titulluar Shihemi në gusht [En Agosto Nos Vemos] do të botohet në të gjithë botën më 6 mars. Djemtë e tij, Rodrigo dhe Gonzalo García Barcha, kundërshtuan kërkesën e babait të tyre. Shihemi në gusht ishte fryt i përpjekjes së fundit të babait tonë për të vazhduar të krijojë duke bërë të pamundurën,” kanë thënë ata. Duke e lexuar romanin, bijtë zbuluan se pavarësisht nga ndonjë mangësie – ai ende pasqyronte “aftësinë e tij për të trilluar, gjuhën poetike, rrëfimin magjepsës, botëkuptimin për njerëzimin dhe dashurinë për përvojat dhe fatkeqësitë tona”.
A kanë të drejtë trashëgimtarët të shpërfillin dëshirën e tij? A është botimi i librit një shenjë mosrespektimi apo (siç pëshpëritet) dëshmi e dëshirës për të fituar para? E thënë shkoqur, mund të themi se nuk ka fare rëndësi: Domethënia e García Márquezit shkon përtej përkujdesit apo dëshirave të tij të fundit. Ky është kuptimi i vdekjes për ju.
Ne të tjerët, lexues dhe studiues të letërsisë dhe neuroshkencës, do të kemi tani një shans jo vetëm për ta lexuar këtë vepër të fundit, por edhe për të kuptuar pak, ndoshta, se si sëmundja e tij shkatërruese ndikoi në fuqinë krijuese. Krahasimi mund të bëhet me librin e mrekullueshëm të shkrimtarit amerikan, David Milch, “Puna e një jete”, i sapobotuar. Ai përbën një guidë për procesin e krijimit të këtij autori: por pasqyron edhe dëmin e demencës tek ai dhe është shkruar me ndihmën e bashkëshortes dhe fëmijëve.
Trashëgimia e një autori nuk ngurtësohet asnjëherë; dhe është e rëndësishme të theksohet se një libër me pak i rëndësishëm, nëse do ta gjykojmë kështu, nuk do të ndikojë në reputacionin e një libri më të madh. Libri i fundit që García Márquez botoi gjatë jetës, Kujtime kurvash të trishta (2004) nuk u prit shumë ngrohtë: “Një ushtrim me gjysmë zemre i artit të rrëfimit, i botuar thjesht për të sh;njuar kohën”, shkroi shënimin hidhërak Michiko Kakutani në The New York Times. Megjithatë, pjesa tjetër e veprës mbetet e pazbehur dhe e qëndrueshme; dhe ajo që është e vogël mund të hedhë dritë mbi të madhen.
Romani i Harper Lees, Shko vër një rojë, u botua në vitin 2015, një vit para vdekjes, dhe dukej e paqartë se sa e përfshirë kishte qenë në botim: megjithëse edhe pse nuk ishte botim pas vdekjes, ngjante si i tillë. Deri në atë moment ajo kishte botuar vetëm një libër, dhe një nga më të njohurit e shekullit të 20-të – fitues i çmimit Pulitzer, Të vrasësh zogun pëqeshës, në vitin 1960.
Shko vër një rojë është vepër e vogël; megjithatë hedh dritë në Të vrasësh zogun pëqeshës – jo vetëm sepse, në shekullin e 21-të, rrëfimi i të bardhit shpëtimtar në roman është shumë më problematik. Ai zbuloi se Atticus Finch – i perceptuar deri më tani si një nga figurat më të mëdha morale të letërsisë amerikane – kishte marrë pjesë në një takim të Kju Klus Klanit në rininë e vet; dhe se ai mendonte se përpjekjet për të zhdukur skllavërinë në Jug po ecnin me ritme shumë të shpejta. Kur u publikua lajmi – dhe ishte një lajm i madh – im bir, atëherë 14-vjeçar më telefonoi nga shkolla: “Mami, a është Atticus Finch racist”? “Shko vër një rojë”, tregon se Finch nuk mund të shmangte të qenit një njeri i kohës së tij.
Franz Kafka i kërkoi Maks Brodit, të kthehej në ekzekutuesin e veprës së tij letrare, t’ia digjte pas vdekjes letrat: po të kishte pranuar Brodi, ne nuk do të kishim Kështjella ose Gjyqi. Ted Hughes shkatërroi disa nga ditarët e Sylvia Plathit: një akt mbrojtjeje apo përdhosjeje? Në njëqindvjetorin e lindjes së JD Salingerit, në vitin 2019, i biri, Matt Salinger më tha mua – dhe botës – se ai synon të nxjerrë dalëngadalë veprën e pabotuar të të atit.
A do të revolucionarizohet të kuptuarit tonë për këtë autor? Nuk ka gjasa, megjithëse ideja se do të botohen ato vepra pa asnjë dyshim është magjepsëse. A është zhvlerësuar kujtimi i Salingerit nga i biri? Unë mendoj se jo. Ne mund të lumturohemi, sigurisht, kur njohuritë tona për veprën e një artisti zgjerohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker