LAJMI I FUNDIT:

Ibishi: Fletarrestet e Rusisë ndaj zyrtarëve të Kosovës nuk do të zbatohen

Ibishi: Fletarrestet e Rusisë ndaj zyrtarëve të Kosovës nuk do të zbatohen
Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë

Aleati më i madh i Serbisë, Rusia, dje u raportua se i ka futur në sistemin e kërkimit tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës.

Për këtë çështje eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, tha se këto fletë-arreste nuk do të gjejnë zbatim sepse varet nga vullneti i shteteve që duhet ta zbatojnë.


“Ata kanë një suspendim për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por përkundrazi vetëm prej fillimit të agresionit kanë shpallur mbi 100 fletarreste ndaj zyrtarëve të ndryshëm e ndër ta edhe zyrtarëve të Kosovës. Ata kanë qëllim të tregojnë se akoma ngjallin apetite për t’ ndihmuar Serbisë sidomos pas aktit terrorist, por edhe çështjeve të tjera”,u shpreh ai për televizionin publik.

Ibishi theksoi këto fletarreste nuk do të gjejnë zbatim sepse varet nga vullneti i shteteve që duhet ta zbatojnë.

Ai shtoi se Serbia disa herë ka shpallur fletarreste ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ato janë injoruar nga shtetet, përjashtimisht nga to që janë aleate të Serbisë, dhe se ai mendon që kjo vlen edhe për fletarrestet ruse të kohës së fundit.